• |
ide | kryesore

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sërish në protestë: SPAK të veprojë menjëherë (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një protestë në hyrje të pedonales. Pas protestës në Durrës, ku u mblodhën edhe firma për të ndërtuar teatrin aty ku ishte dhe sic ishte artistët u zhvendosën sërish në Tiranë.


Pedagogu Ervin Goci në fjalën e tij tha se kërkojnë konsensus popullor për tu përgatitur për një protestë madhështore në emër të teatrit dhe republikës.


“Sot në një orë u mblodhëm kaq veta. Imagjinoni në një fushatë të mirëfilltë që do bëjmë. Nesër jemi në Shkodër, do shkojmë me peticionin i cili ka në kokë rindërtimin e teatrit dhe rindërtimin e republikës sonë tek themelet e atij teatri që do ndërtohet siç ka qenë aty ku ka qenë. Ne nuk kemi në dorë vendimmarrje, por kërkojmë konsensus popullor. Këtë konsensus popullor do ta kërkojmë edhe në qytetet e tjera dhe po përgatitemi për një tubim madhështor që do jetë ne emër të teatrit dhe republikës. Kjo është filozofia e sheshit, filozofia nuk është të futesh në vrima. Unë i kërkoj sot SPAK që të veprojë urgjent dhe mos lenë të bëjë centimetrin e punës sepse kjo do të shkaktojë përplasje civile”, tha Goci.

4 Comments

  1. Ju UROJ FAT…
    Ruajuni nga kolona 5.
    Kembengulja respektohet dhe shperblehet.POPULLI (JO PS-ist i 17%-shit) ASHT ME JU!

  2. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.Ajo kara bina ministrja e lulushit ne 2017 si ka mbiemrin eshte dhe vete dhe shqip nuk di te shkruaj

  3. Meta më vuri në dijeni javën e parë…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika,keta capacule po i bejn presion spakut,nuk funksionon keshtu o capacule,e harruat salihun cfare i beri ina rames ne 2011,kujtohuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu