• |
ide | kryesore

Yuri Kim hodhi një gur në lumë

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Alarmi i ngritur nga ambasadorja e SHBA për mundësinë e një konspiracioni për të vrarë reformën në drejtësi është një motërzim modern i atij proverbit shqiptar për 100 të zgjuar që nuk e gjejnë dot gurin e hedhur në lumë. Të gjithë janë vërsulur të kuptojnë se kush po qëndron pas komplotit. Disa shohin me dyshim Ilir Metën dhe platformën e tij me 14 pika, duke aluduar për një pakt të tij nën rrogoz me Ramën. Të tjerë përdorin deklaratat e një deputeti avdall të PS-së, si provë se krimin po e bën kryeministri. Ka dhe nga ata që e shohin si pjesë të një marëveshje sekrete mes shefit të qeverisë dhe Bashës.

Lexo me tej:

Ambasadorja e SHBA fut në sherr Ramën me Metën

Pra me pak fjalë, të gjithë po kërkojnë atentatorin kur kufoma tashmë është shtrirë në arkivol. Sepse Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë. Alarmi i Yuri Kim se dikush po komploton për ta vrarë atë kishte dhe një pjesë të dytë që pak kush e lexoi. Ajo e konsideronte si të dhimbshme, të ngadaltë dhe jo perfekte, shumë larg nga fabula e historisë së suksesit me të cilën na kanë rokanisur kokën deri tani. 

Por situata është shumë më keq sesa kaq.

Bashkimi Europian ka ndaluar aplikimin e saj në vende të tjera, sepse më në fund, zyrtarët që kanë dhënë viston për të hedhur miliona duke vënë në lojë edhe karierën, e kanë kuptuar tashmë kolapsin që përgatitën me duart e tyre. Ata ia ndaluan pa hezitim Maqedonisë së Veriut për të vënë në jetë një skemë të ngjashme.

E njëjta gjë, pas entuziazmit fillestar, po perceptohet edhe nga publiku shqiptar. Sondazhi i fundit i Institutit Shqiptar për Demokraci në bashkëpinim me PNUD nxori në maj të këtij viti shifrat tronditëse se vetëm 32% e shqipëtarëve besonin se reforma ishte zbatuar si duhet. Kjo shifër kishte një rrënie të konsiderueshme në vite (shiko tabelën)  dhe ishte ku e ku më ulët edhe se një sondazh i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit vetëm 37 përqind e shqipëtarëve besonin se Vettingu do ta pastronte realisht drejtësinë.

Në fakt, të gjithë e dinë se në një sistem gjysëm diktatorial është krejtësisht e pamundur të ndërtosh një drejtësi të vërtetë. Me liderë të fortë dhe të gjithëpushtetshëm mbi kokë, mundësia e operimit të insitucioneve të pavarura është pothuajse zero. Por, këto aksioma teorike u bënë të prekshme për masat e gjëra, kur njerëzit filluan ta përqasin projekin shpresënxitës euro- amerikan me fytyrat e Arta Markut, Donika Prelës apo Ardian Dvoranit që vendoste për gjykatësit kushtetues. Vëtëm atëherë ajo shifra e mbështetjes nga mëse 90% e shqiptarëve që deklamonte me triumfalizëm në vitin 2015 Donald Lu, degradoi në vetëm një të tretën e saj. 

Dhe problemi është se mënyrën se si e aplikoi regjimi i Rilindjes atë që u quajt fillimisht si një projekt shprese, e keqja ende nuk e ka prekur fundit. Edhe nëse në verën e 2021, zgjedhjet do të krijojnë një rotacion politik – gjë që është pothuajse e pamundur të ndodhë- pra edhe nëse regjimi bie, drejtësia do të mbetet përfundimisht e shkatërruar. Sepse në këto katër vite sistemi punoi vetëm për të sekelsionuar servilë dhe lakej, që do të konformohen nesër me ç’do lloj pushteti. Pikërisht për këtë alarmi që po ngre Yuri Kim është i pavend dhe i vonuar. Ambasadorja shqetësohet se po komplotohet për të vrarë atë reformë që tashmë nuk ka asnjë shpresë të ringjallet. Prandaj përpara se të kërkojmë gurin në lumë, pra përpara se të bëhemi pjesë e “xhalos” se gjetjes së fajtorëve, le të bëjmë paqe duke organizuar më parë funeralin e projektit që na e shitën si euro amerikan.

©Lapsi.al

 



32 Comments

  1. Me shume se budallai qe hedh nje gur ne lume , Yuri Kim beri rolin e komandantit qe me nje fjale i vendos te gjithe ne rresht. Dhe Luli i mbushi breket. I harroi protestat qe do bente dhe deklaroi qe jo vetem nuk do largohej nga tryeza e reformes zgjedhore , por qe nuk e kishte braktisur kurre ate.

  2. APSOLUTISHT KUNDRA BUSHAT . YURI KIM I SHKUNDI DHE I SHKUNDI MIRE BILE . E SHIKON SESI PO REAGOJNE KURVAT E POLITIKES ? BRAVO KIM

    1. Sakte. Tani do ishte momenti me i mire qe Bushati me shoke te ushtronin presion per listat e hapura qe se bashku me presionin e ambasadoreve ti vendosnin me shpatulla pas murit si Lulin dhe Ramen etj. Po keta e kane mendjen te merren me teatro , qe eshte pikerisht ajo qe do Rama qe kta te merren , jo me gjerat e rendesishme. Fatkeqsisht keta analistat ne Shqpr nuk jane aq te mprehte sa mendojne.

  3. Ju z.Bushat thoni se : “Pra me pak fjalë, të gjithë po kërkojnë atentatorin kur kufoma tashmë është shtrirë në arkivol. Sepse Reforma në Drejtësi ka vdekur me kohë” .
    Ndersa une do thoja se qe ne fillim kur pashe emrat e atyre qe ishin vetinguesit(ata qe benin vetingun) por akoma me shume kur pash emrat e atyre po kalonin vetingun kam deklaruar se: ” femija lindi i vdekur ” . Vetingu , sidomos ai ne drejtesi, eshte si revolucioni , klasa ne pushtet largohet e gjitha me dhune dhe nje klase e re e zevendeson . Ndodh keshtu sepse ish klasa ne pushtet i ka degjeneruar punet deri ne ate pike qe nuk mbane me as edhe riparimin apo rregullimin me te vogel . Nese nuk do ndodhte keshtu revolucioni deshton shume shpejt . E njejta gje eshte edhe me drejtesine tone . Nese ti perpiqesh qe medoemos ta mbash ne kembe me çdo lloj menyre apo çdo amalgamimi te mundeshem finalja do jete nje deshtim apsolut . Nese ndokush nga ju me gjen nje dhe vetem nje prokuror apo gjyqtar te pakorruptuar dhe te varfer atehere une kerkoj falje dhe beje harakiri te menjehershem aq i bindur jam per kete qe po them . Keta kane bere poshtersira nga me te paimagjinueshmet , poshtersira qe edhe mendja me perverse nuk i imagjinon dot , kane bere poshtersira te tilla qe korrupsioni ne konftont me keto te duket mjalt .
    Une mendoj se zgjidhja do ishte largimi pa perjashtim i te gjithe klases se sotme te drejtesise(prokuror dhe gjykates) dhe zevendesimi i tyre me te rinje , te cileta jane te panjollosur dhe shume te kontrollueshem . Dhe menjehere pas kesaj , si ne çdo revolucion te mirefillt , te fillonte dhenia e llogarise nga kjo klase nepermjet nje vetingu . Me pak fjale , largim dhe zevendesim i menjehershem i tyre dhe nje Nuremberg per te gjithe klasen e vjeter te “padrejtesise”

    1. Pra ti thua femija do linte i vdekur. Une them se kjo shtatzani ishte si ajo e Marigose. Pra false. Te pretendosh se do te besh shtet duke vene si primare “drejtesine” eshte komplet demagogji. Eshte ne vazhden e mashtrimit politik 30 vjeçar se do veme ne Europe dhe kur te mberrijme aty te gjitha problemet tona si me magji do te zhduken. End of story. Prandaj te durojme. Ta pranojme nje demokraci allasoj e nje kapitalizem sui generis sepse parajsa po na pret dhe sakrificat tona do te shperblehen. Pasi kesaj perralle po i dilte boja gjetem reformen ne drejtesi per ta mbajtur gjalle. Do te gjejne te tjera ketu do te jemi. Pse? Sepse nuk kane vullnet e as.deshire. Pikerisht deshira dhe vullneti duhen per te bere nje shtet e jo reforma ne drejtesi. Kurre ne histori arbitri nuk ka bere histori dhe kur ka bere ajo ka qene padrejtesi.

      1. Jam shume dakort dhe ndoshta idja jote eshte me e gjetur , ketu as shtatezani nuk ka pas . Per te bere shtet jane te domosdoshme shume mekanizma por me kryesorja dhe truri i ketij roboti me emrin shtet eshte drejtesia dhe vetem drejtesia , mekanizmat e tjere jane plotesuese . Per te tjerat qe shkruan me posht une as i kam menduar ndonjehere dhe jo me ti besoj . Tung

  4. ANDI BUSHATI NJE GODITJE PER EDI RAMEN DHE ZAGARET E TIJ TE TREDHUR thotë:

    BRAVO ANDI,NJE ANALIZE SHUME RACIONAL DHE E DETAJUAR, TE VETMIT QE E DUAN KETE PALO REFORME JANE EDI RAMA DHE ORGANIZATA,DHE CA ZAGAR GAZETAR TE TREDHUR NGA DHE PAGUAR NGA EDI RAMA,DHE KETA ZAGAR JANE ,CARLO BOLJA,YMER GELBAZA,SOKOL SKYPE-BALLA ,SKENDER KURVA MINXHOZI DHE BATON BYTHLEPIRESI HAXHIU

  5. je ca bythqir ti andi, je ca skuth
    se te behesh negativ eshte kollaj por per mendimin tim kjo reforme edhe ashtu sic eshte ka eleminuar me qindra gjyqtare nga sistemi te kapur me prona vila e pasuri pafund. thjesht per largimin e ketyre vemjeve vampire kjo reforme ka qene sukses. cdo gje qe po ndertohet tani eshte 100 here me mire se ckishim. po ne shqiptaret perhere te verber e nihiliste i harruam ata gjyqtare qe kishim

    1. Nuk ke kokë ti mut, të diskutosh për reformën, o kokëtrashë, shko merru me ndonjë tallava a striptizë, dhe leri këto tema se do të sëmuresh.

  6. Donald Lu dhe Romana Vllahutin!
    Keta jane fajtoret!
    Kaq, thjesht!

    Mos te harrojme se Ambasada Amerikane mbeti 2 vjet pa ambasador!

  7. Nuk ke kokë ti mut, të diskutosh për reformën, o kokëtrashë, shko merru me ndonjë tallava a striptizë, dhe leri këto tema se do të sëmuresh.

  8. Po mundohem te lexoj ne mes te rreshtave ate qe do te thote Bushati, po si rralle here, nuk me dalin llogarite. Fillimisht po them se kam qene i bindur qe kur diskutohej, se reforma ne drejtesi do sillte vetem ndryshime negative. Se nga nje drejtesi e korruptuar, do kthehej ne nje drejtesi krejtesisht te varur nga pushteti. Kam qene i bindur per kete per arsyen e thjeshte se nuk i interesonte asnje politikani, aq me pak atij ne pushtet qe te kapeshin “peshqit e medhenj” e per kete arsye nuk do kapeshin as “peshqit e vegjel”. Kam qene i sigurt gjithashtu qe pushteti do e kthente vetingun ne nje “kular” ne qafen e drejtesise. Por te kthehemi tek deklaratat e Kim. Nuk mendoj se Kim hodhi nje gur ne uje, por thjesht se po perdor “kufomen” e reformes ne drejtesi per qellimet qe ajo i di dhe ne vetem mund te supozojme. Fillojme nga e para dhe per mendimin tim me e rendesishmja, KM ka siguruar amerikanet se duke shfrytezuar miqesine me Vucic dhe Thacin, do beje cmos qe marreveshja Serbi-Kosove do behet. A eshte ky nje paraljmerim i Kim, nenkupto DASH? Se dyti, si USA si BE mund te jene merzitur me kete klase politikanesh pa parime dhe shembja e teatrit mund te jete nje pretekst i mire per te krijuar nje klase te re politike. A nuk e provuan edhe me studentet ne 2018 dhe nuk iu eci? Me te vertete studentet jane pjesa me e paster e shoqerise, por njekohesisht jane edhe pjesa me e thyeshme sepse influencohen nga familjet e tyre. Keto jane dy mundesite kryesore qe lexoj nepermjet rreshtave. Ka edhe arsye te tjera, por jane me sekondare.

    1. Uroj të jetë kështu si thua ti, por nuk ma merr mendja se ShBA e ka në zemër çështjen shqiptare, nqs do ta kishte pse e la pa ambasador rreth 2 vjet ambasadën në Tiranë?

      Populli thotë: Kur të kafshon gjarpëri ke frikë hardhucën; A mund tu besohet më ambasadorëve pas shkatërimit të Sistemit të drejtësisë, mbylljes së syve për hashashin, kriminelët vjedhjet e votave e tje etj, për të cilat vetëm ambasadorët e SHBA dhe BE, nuk kishin parë gjë.

      Po rasti Dvorani, që se thanë asnjë fjalë.

      Po shembja e Teatrit?

      Dyshoj se e hodhi tezën e reformave, për të spostuar vëmendjen, nga mungesa e prononcimit të saj për shembjen e Teatrit.

      Nuk e di se çfarë mund të bëhet me reformën në drejtësi, kur ajo përfundoi me sukses, drejtësia u shkatërua si kurrë më parë.

      1. Reforma esht e e deshtuar qe ne nisje,
        ishte nje eksperiment i deshtuar . Nuk katevirgjer ne bordello
        bushati ka te drejte BE nuk e rekomandon askund

        Ca ndikimi ka opozita kur te gjitha i ka ne dore Rama (mea tek tuk tek GJK)
        me KLGJ,KLP, KED,Inspektor BKH, SPAK, GJK , PP

        Lojra ben Rama sepseskac te beje tjeter

        ambasadorja u dukte teper serioze per nje reforme te deshtuar dhe nje KM qe i ben lojra

        Ne finale reforma ska asnje rezultat, as edhe nje!

        Rama tall trapin me ligjin nga mengjesi deri ne darke.

        Gjerat jane shume te qarta. Kjo drejtesi e re, PLEPA versioni minus 1 -1.0 “= baraz drejtesi para komuniste e viteve 45 -60 ” ska per tedenar asnje PESHK te madh

        ndaj sa me shpejt te hiqet dore nga kjo RamaForme e deshtuar aq me mire eshte

        Rama dhe Veliaj, apo Gjiknuri Balla, tahiri, XHafa, etj skane per te denuar e as per tu kallezuar nga kjo drejtesi e kjo prokurori.
        eshte njesoj si te thuash qe toka nuk rrotullohet reth diellit

        i duhet hapur rruga reformave politike dhe zgjedhore, , reforma qe ndajne politken nga Kanabizimi , shteetin nga bandat, keta gjyqtare mund te sherbejne pasi u duhet mbeshtetje politike dhe LEKE, jepja te dyja dhe at adenojne cfaredolloj bir kurve apo banditi, shullaz me soj e sorollop , tahir, xhafa , veliaj etj

        Gjykatat dhe prokuroret nuk vuajn nga korrupsioni i lekeve vuajne nga siguria qe u duhet kur te maarrin vendime te renda.
        por nga ana tjeter prokuroret dhe gjykatesit qe jane kalamajt e sigurimsave dhe sherbetoreve te regjimit nuk mund te denojne as Ramen e as Veliajn as Tahirin as Gjiknurin

        Duhet qe trupa e gjykatesve dhe prokuroreve te kete armiq dhe miq te seciles pale ne shqiperi, te jete e ekuilibruar perndryshe nuk ka kuptim te hetohet Basha per dikim Rus ???? dhe Veliaj t mosheohet per vrasen e Ardit GJoklajt

        Reforma ka vdekur, institucionet jane jo funksionale dhe te kapura, Drjetesia e premtuar eshte vertetuar nje genjeshter e Madhe

        Zonja ambasadorja te beje ate qe behet ne te tilla raste , i futet gishti Politkanit ne pushtet dhe paraardhesit ambasador

  9. Sa ngjarje e madhe! Ambasadari radhes i Jamerikes beri dekllarate te forte. Me verte qe shume serioze qenka situata. U pjerdhci ne bythe. Se pari ambasadari eshte nje vari lesht komplet. Se dyti, reforma do behet por shqiprarce: nese nuk garanton besniket e tij ne gjyqkaten kushtetuese dhe te larte, Rama do e zvarrise ne situaten qe eshte, kaotike. Kaq. Opozita ska ise ka nje shanc te vogel fare per sukses. Veten nese nje skandal i madh perfshin qeverine. Te tjerat kane prralla me qeros.

  10. ANDI BUSHATI ,KESHILLTAR I ALBIN KURTIT,FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES-UNE NUSJA DHE 2 GOCAT VOTAT E GARANTUAR thotë:

    ANDI JE I PA ZEVENDSUESHEM NE GAZATERINE SHQIPETARE …JE I VETMI GAZETAR DHE FATOS LUBONJA QE NUK JU MUND TJU BLEJ AS QEVERIA AS OPOZITA AS BANDAT KRIMINALE,THJESHT JENI AVOKATI I INTERESIT KOMBETAR,PO ME BENE ZEMREN MAL KUR PO I SHURON NE SURRAT ZAGARET E PAGUAR NGA EDI RAMA DHE LAL ERI,MUC NONO E FUTI KOKEN TE BOLET T VETA,CARLO BOLJA GIK GIK GIK ,MENTOR NAZARKON .FRED PEZA ETJ ETJ

  11. Juri dhe shefat e saj ne Amerike, e dine shume mire por nuk i vjen per shtat ta pranojne se “Drejtesia e Re” nuk eshte as ne reaminacion por ka VDEKUR. Me kete levizje taktike, znj. Kim po ndihmon vetem Ramen duke spostuar vemendjen nga skandali i shembjes se teatrit. Te tjerat se ajo i ve ne rresht politikanet shqiptare pranohet por ne cfare rreshti ? Ne rreshtin e se mires apo se keqes ? Kjo eshte dilema qe ka krijuar qasja pro veprimeve antidemokratike te Rames e perfaqesuesve te ambasades me te dashur per shqiptaret. Sa per Bushatin, vetem vleresim per kurajon qytetare dhe profesionale.

  12. Prill maj dhipit mos ju ndaj or militant I thjeshte . Merruni me gjera serioze si dhipi ,se kryetaret e partive aty do ti keni gjithmone bashke me analistet bashke me reformat .

  13. Ndoshta eshte ajo qe thote Juri, ndoshta eshte e kunderta. Ka mundesi qe ambasada amerikane, Jury Kim, ta kete mbeshtetur ka mbeshtetur shembjen e teatrit sepse u takua me KM pak para shembjes. Por arsyeja qe e ka mbeshtetur cila eshte? I duhet akoma ky KM, apo nxitja e protestave ndaj tij sepse tani nuk ju duhet me? A ka lidhje me Flekenshtajnin qe dihet se eshte sorosian nderkohe qe Trump eshte ne lufte te eger me Soros per mandatin e dyte? Shume gjera ka nen tavoline, mbi tavoline ka shume pak per te qene te qarte.

  14. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.Dikush ketu nuk i pelqen si ushkarkuan gjygjtaret e larte e kushtetues te salihut te tipit ndreca dedja dizdari,pse disa nuk pranuan te kalonin ne veting cfare fshehen ata pse nuk flasin ata vete por jane strukur dhe po presin qe likja salihu lulushi ta hedhin reformen ne ere,pastaj te dalin nga bodrumet ku jane futur si trima

  15. Ore Bushat duket qe ke shkruar ankthet e Zhylienit ne keto dite te nxehta ku pjella e tij Like Skrapari po numeron ditet e arrestimit…….pastaj mos e ngaterro ambasadoren Trump-iane me kusaret e Sorosit, per fatin e shqiptareve historia kete muaj te vitit 2020 ka marre rrjedhen qe pritej prej 30 vitesh….shume shpejt do ti shikosh rezultatet.

  16. Reforma ne Drejtesi, ajo zgjedhore jane vazhe e Reformave pa fund e pa krye qe faktori nderkombetar eksperimenton ketu prej 30 vitesh.
    Kimi aziatike po kerkon te laje duart si Pons Pilati per keto deshtime duke e hedhur fajin aty ku nuk eshte, te politika shqiptare qe i thote prej 30 vitesh “Shendet” c’do pordhe qe del nga Rruga e Elbasanit.

  17. Here her mes arrtise na vjen nje mendim, qe i shket autoçensures! Megithate nje komplimet Bushatit ne kete rast, do qe me vend- sipas meje!

  18. Karantina apo ndoshta mosha e thyer, ende nuk e dime, po japin efekte te pakthyeshme te Sali Berisha. Pasditen e sotme ai publikoi një lajm, nga ato te qytetarit dixhital qe shpesh e nxjerrim bllof, sikur kunati i kryebashkiakut i Erion Veliaj kishte bërë dasmë në kalanë e Arbanës. Por, nuk kaloi shume dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkeshortja e tij eshte vajze e vetme.

    Gjithsesi, lajthitja e Berishes mbeti. Nuk dihet nese dikush tallet me doktorin në këtë moshë, por kjo nuk është hera e parë që ai bëhet përhapës i fake neës nga faqja e tij në FB. Ka dhe nga ata që thonë se në fakt, me këtë goditje “alla kunatçte” Berisha ka dashur të godasë Lulzim Bashen sepse pikërisht kunati i tij quhet Erion. Të jetë kjo vallë arsyeja e lajthitjes së doktorit këtë pasdite maji?Kur sho ca komente qe i kundervihen ambasades amerikane te tipit qe ne mungese te nje prononcimi per teatrin sajuan nje prononcim per reformen ne drejtesi e zgjedhore,o rroteKari ambs nuk eshte celula e pd se cerrikut,drejtesia dhe zgjedhjet jane ceshtje jetike per ty e mua dhe jo karakatina teater vatra e kancerit e tuberkulozit ne mes te tiranes

    1. Kurse Ed Ramuthi yt publikoi nje video algjeriane si protesta polici-protestues ne Spanje!
      E ke pare apo jo moj Gojorja e Edi Rames Ethem Lalaj? Shko shikoje or plak bythqire shko.

  19. E pallove motren vajzen dhe kushurirat sot o lepirsi I salihut qe ti ka qire te gjithe femrat e fisit per tju shtuar ju rracen e qelbur cecen e shpellkare,por fjalet e salihut jane ato qe ka komentuar tjetri,po pse beheni ka qe loqe

  20. Ambasadorja është e komformuar për vete. Reforma në drejtësi është thuajse e përfunduar(me sukseset e dështimet e saj) e kush merret akoma me të, tregon veç strategjinë për të mbuluar fiaskon duke ja hedhur fajin si zakonisht politikës(e diskretituar në kulm, por jo për këtë automatikisht fajtore). Tjetërkund fle lepuri thotë një shprehje e vjetër

  21. Berisha është i gatshëm për luftë fetare veç që të mbrojë pronat e vjedhura.

    “Sheshi Skëndërbe nuk është Meka

    Sali Berisha si Haxhi Qamili, Dum Babën!

    Ja kush është Sali Berisha!

    Është gati të fusë shqiptarët në luftë fetare për të mbrojtur pronat e vjedhura me këto skena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *