• |
ide | kryesore

Astrit Patozi: Ja arritëm edhe kësaj dite

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Nga Astrit Patozi 

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të pangjashëm, ngado që ta kapësh. Jo vetëm si tipologji politikanësh, por edhe në stil, në shije, në formim, madje edhe si karaktere njerëzore janë të pakrahasueshëm. Ky nuk është opinion, por një fakt, që e njeh dhe e pranon i madh e i vogël në Shqipëri.


Aq e thellë është diferenca me tyre, saqë kryeministri nuk lë rast pa u tallur dhe pa i përqeshur difektet e mëdha të kundërshtarit. Edhe Luli nuk ia lë mangut, përpiqet me atë të vetën që ta konsiderojë si epërsi të vetën faktin që nuk është si Rama.

Në këtë kontekst, e fundma gjë që mund t’i shkojë ndërmend bijve të shqipes është që Edi Rama të imitojë Lulzim Bashën. Por ja që mrekullia ndodhi mbrëmë.

Kryeministri përsëriti në emisionin e Sokol Ballës të njëjtën frazë që kryetari i Partisë Demokratike e kishte deklaruar një ditë më parë, pasi mbaroi protesta e Aleancës për Teatrin. “Nuk ka propozim të ambasadës amerikane që të shikohet mundësia e sistemit zgjedhor danez, si një zgjidhje për Shqipërinë”.

Si për ironi të fatit, në kohën që Rama po fliste, pothuajse të gjitha portalet e Shqipërisë po botonin me radhë tekstin e plotë të email-it, që ambasadorja Kim u kishte dërguar anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndaj edhe çdo koment për këtë çështje do të ishte i tepërt. Nuk thotë kot populli se ai që të rreh të do më shumë.

10 Comments

    1. Dhe ka te drejte , te rrime shtrember por te flasim drejte . Kishte me te mire dhe te paperlyer se ky tek PD-ja ? Per mua te rikthehet sa me pare , Basha duhet te rihap dyert e PD-se .

  1. Keto ditet e fundit po degjojme dhe po marrim ne konsiderate shume gjera daneze, aq sa te ben te mendosh se mos kthehemi ne monarki si Danimarka. Ndoshta do ishte me mire se Danimarka ka monarki konsitucionale, nderkohe qe ne kemi republike absolute. Por le te diskutojme sistemin zgjedhor danez. Sistemi danez perfshin sistemin proporcional rajonal, fiks si i yni dhe me te njejten formule (D’Hondt) llogaritjeje, si dhe korrektimin me proporcional kombetar. Natyrisht kjo e dyta ia vlen se panjollit (jo gripit) ia pime lengun. Sot qeverisemi nga nje qeveri qe ka marre ne rang kombetar pak shume se 48% te votave, perfshire ketu edhe blerjen e votes, intimidin e votuesve, votimin familjar etj. Por problemi qendron diku tjeter. Se pari me sa duket nderkombetaret (amerikanet kryesisht) e kane kuptuar qe politikanet shqiptare nuk vlejne per gje tjeter, pervecse per te mbushur xhepat e te tjereve dhe duan ta nderrojne klasen politike duke reduktuar numrin e votave te shkuara dem per partite e vogla politike. E thene ndryshe, ne parlament do kishte forca te reja politike, ndoshta me politikane me parime qe dalengadale do mund te zinin vend ne skenen e politikes shqiptare. Por kjo zgjidhje nuk i intereson asnjeres nga palet (duket qarte kur askush prej tyre nuk e pranon ekzistencen e ketij e-maili) e ne kete kete kontekst diskreditohen te gjithe politikanet. Nga ana tjeter ky sistem, qe eshte shume i nderlikuar, veshtire se mund te implementohet ne kete vend ku mendesia e njerezve ndryshon shume nga ajo e danezeve. Vete artikullshkruesi Patozi, eshte pjese e asaj politike, pavaresisht se sot kerkon te riciklohet me artikuj te ndryshem kur burimet financiare i merr nga mullixhiu tek i cili ka shkuar te fleje per inat te vjehrres. E thene shkoqur, politikanet shqiptare jane si ai gruri qe nuk behet miell, nderkohe qe shqiptaret presin qe te behet buke.

  2. Akoma me bijtë shqipes do të fitojë pikë ky? Eshtë bërë i neveritshëm. Edhe me gazetën që e boton nuk jam i kënaqur….

  3. Fatkeqesi qe lapsi shkruan dhe i le hapesire ketij njeriu qe pasi moli per vite me radhe djathtas e gjeti formulen magjike me Ramen per te vjele majtas. 100.000 euro burse per vajzen, vendim i palogjshem i KQZ per ta futur ne zgjedhjet lokale qe te dukeshin sikur nuk ishin moniste, sepse mundi me 30 veta te parfaqesoje partine e tij te paligjshme ne zgjedhjet e 30 qershorit. Mori me qera alamet vendi dhe zone me nderhyrje te Rames se i duhet ta perdore sic po na e perdor. Ri Larg Lulit, sepse Luli mblesh ne shesh njerez qe nuk u mblodhen dot as ne kohen kur ishe ti dhe as ne kohen e Rames. Dil ne shesh e na trego mbeshtetesit e tu, sepse mesoje se edhe ato vota qe i mmore ne 30 qershor shume njerez te paditur ti dhane sepse nuk e dinin se ti je ne nje parti tjeter, i dhane per PD, qe nuk e dinin se nuk mori pjese ne zgjedhje. Ne zgjedhjet e ardhshme do e shohesh korigjimin e ketij gabimi dhe te vertetn e kesaj pune. BOll me blaaaaa blaaaa blaaa, je larg kultures dhe inteligjences se LUlit, laje gojen dhe pastaj zer emrin e tij.

  4. MOS fol o jashqitja e Rames . Ti ke qene vegel e Rames qysh ne vitin 2009 . Lulezim Basha ka bere veprimin me te sakt ne karieren e tije politike Duke larguar plehrat nga lista e deputeteve por kan mbetur edhe 2 kokrra per tu hequr .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu