• |
ide | kryesore

Basha: Loja e Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore e për të marrë peng integrimin doli zbuluar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke deklaruar se PD dhe opozita e bashkuar është që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ai tha se loja e Edi Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore dhe për të marrë peng integrimin doli zbuluar.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën zgjedhore dhe shanset për t’iu dhënë shqiptarëve një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë, shqiptarë dhe të huaj këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore, të pengojë integrimin europian të vendit dhe të lejojë Edi Ramën të përdorë të njëjtat mekanizma që ka përdorur edhe më parë për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve dhe për ta mbajtur Shqipërinë peng të krizave ciklike. Ne jemi të vendosur të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bahskuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe”, deklaroi Basha.


12 Comments

  1. Me sa duket US Embassy ka vendosur te hyje “forcerisht” ne politiken shqiptare. Me sa duket jane shkelur vijat e kuqe dhe keta nuk jane si Basha. Vijat e tyre te kuqe jane te paprekshme. KM po mohon shume gjera, por… Ka edhe dicka tjeter, Knut Fleckenstein qe sot u punesua si keshilltar per integrimiin prane kryetarit te Kuvendit, eshte sorosian i deklaruar…

      1. E shikon o Bo se sa e thelle ka qene historia e shembjes se teatrit ?
        Lulushi tohte se me shembjen e teatrit Rama DO HIDHTE NE ERE REFORMEN ZGJEDHORE dhe te MINONTE REFORMEN NE DREJTESI .
        Prandaj dhe Lulushi nuk e radikalizoi protesten se keshtu do ndihmonte planin ogurzi te Rames.
        Pra nje teater me derrasa dhe katrama do bllokonte gjithcka, biles dhe do DO MERRTE PENG INTEGRIMIN EUROPIAN.
        Cdo dite e me shume po pirdhen nga trute keta politkanet tane.

    1. Pse sa here e kap per veshi ambasada amrerikane kete koqen dhe e detyron te ulet ne tavoline ben deklarata debile se ulja e tij ne tavoline tregon se Rama nuk e do reformen zgjedhore.
      Po te ishte ashtu ambasada amerikane kapte per veshi Ramen dhe jo juve te opozites.
      NON SENS.

  2. Po pranojme per nje cast se Rama po luan me theatrin per te penguar reformen ne drejtesi. Po ti perse nxit me perqafime dhe puthje dhe me thirrje per destabilizim deri ne revolucion per rrezimin e shtetit bashke me nje plak pervers dhe nje kokeshqope Tomorri qe te dy shpellare!? Per te shpejtuar ngritjen e Spakut mbi ate te Plepave!?
    Seriozisht e ke kur pretendon se po ndihmon drejtesine!? Mire ata primitive qe te ndjekin aq kuptojne po nderkombetaret dhe dipllomatet per shpellar i mer ti !!!???

  3. Po mire o Bash. Po qe se qenka keshtu. Pse nuk ja dhjet Rames?
    Ti futu ne tavolinen e bisedimeve te reformes zgjedhore.
    Dhe sipas ides tende, atij i prishet plani.
    APO S DO TA MERZISESH RAMEN?
    TE VJEN KEQ PER TE?
    ????????
    ?????????
    ????????? 🤣🤣🤣🤣🤣

  4. jo mo jo . nuk i ha njeri keto . ju te gjithe bot loje por nuk ju eci se jua qiu ropt mare e prape USA . ua corri masken kimi ju kurvave te politikes . tani vihuni ne rrjesht dhe boni ndryshimet o prostituatat e politikes .

  5. Tani kuptojeni o njerez. Qe cdo gje ka qen me plan, cdo gje. I kishin ber hesapet mire, qe mishi te piqej edhe helli mos te di gjesh.
    Bejm sikur punojm po edhe zihemi edhe ngadalsojm. E keshtu pa fund. Dhe sulmi mbi nderkombetaret, disa shanin disa hidhnin balt per te huajt, disa kerkonin sovranitet, thua se ambasdat e huaja erdhen dhe pushtuan shqiperin. Filluan disa shkrime ne portale dhe gazeta, qe me demek kujt i plas per ambasadat, disa gjasme popull I thjesht, komentonin neper portale me epitete.. kinezja, koreania, Italian mafioz, e lloj lloj per reformen, kjo nuk eshte reform kjo eshte e kapur, ata qe hoqi reforma ishin me te miret, etj, etj. Pra cdo gje me plan.
    Po si gjithmon, I bejn planet pa hanxhin.
    Dhe me cfar hanxhiu…… Qe te jep buke, po s ta perton dhe drurin.

  6. Basha e ka nxjerre jashte loje aktorin Agum Bajko ne filmin “Edhe keshtu edhe ashtu”,ça thote ne mengjes nuk thote ne darke,fute bishtin nder shale tani edhe ti edhe presidenti dhe uluni si Çeçua ne tryezen per ndryshimet ne kodin zgjedhor…

  7. Eshte fantastik.
    Deri dje betohej qe ne nuk beheni farse. Sot e kapi prej koqesh USA.
    Si ore per cudi ndryshoj mendim ky.
    Dhe e kuptoi, qe kete e paska organizuar rama.
    Me kete njeri do qeshim edhe pak akoma, edhe nja 1 vit. Se pastaj po e mbajten me si kryetar, nuk kemi faj ne qe do zgerdhihemi akoma.

  8. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu