• |
ide | kryesore

Basha mbledh ekspertët, çfarë po ndodh me reformën zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11.30 mesditë ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.  Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij.

Më herët, PD ka deklaruar se PS dhe kryeministri Edi Rama nuk kane vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.



6 Comments

  1. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.

    Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.

  2. I MBLODHE O BASHA????? SHKO E BEJI NJE MUT DHE HAJE ASHTU SIÇ KE BO GJITHMONE .
    O IDOT, NA I SOLLE ZORRET NE FYT . O IDIOT , PA NDRYSHIM SISTEMI DHE SHUME NDRYSHIME TE TJERA TI NUK VJEN NE PUSHTET AS EDHE SIKUR TE KISHE 7 JETE . O KAR NDRYSHO QENDRIM , NUK DUAM SULLTANER ,NUK DUAM MBRETER MESJETAR , DUAM DREJTESI , LIRI , BARAZI, PROSPERITET DHE RESPEKT. ROPT RAMES ,VELIAJT , METES TY DHE MONES
    ROPT POLITIKANEVE .
    RROFT POPULLI SHQIPTARET

    1. E degjuat apo jo, salen mbrem te fevzo.
      Ky sistem qe kemi tha, eshte me i miri.
      Tani ju prisni qe ky te dal mbi salen???
      Jo 24ore jo 24 min po per 24 sek, eshte i shkarkuar Luli po doli kundra.
      Keshtu, qe lereni lulin te qet, se nuk ka gje ne dore ai.

  3. nji gjo nuk kuptoj une me ty o lul , pse vjen bythas ? populli do ndryshime , ti pse nuk do me i bo?ku tka ngel qejfi o zymbyl? a e shef se mileti u ka mufat me keta kokuqt e rilindjes ? pse nuk e shfrytzo kete shans? apo edhe ti do me na e fut si ky kurva anetes? marun petllat o lul . thirri menjes o lul . ne mos hap krahun se ka boll njerez te mire tek opozita.

  4. Çdo dite qe kalon me i pabesueshem behesh dhe aq me shume i largoshesh dyerve te kryeministrise . Palloshi 2 metrosh ka degraduar komplet dhe vetem nje shtyse do dhe rrezohet . Puhiza me e lehete e shtrine per tok sa gjate e gjere , ti ça pret ? Zoti po ta jep mundesine e arte , kape nese je i zoti ose ndryshe ik e liroi vendin te tjereve .

  5. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *