• |
ide | kryesore

Fërkime në koalicionin opozitar/ A po distancohet LSI nga Basha?

-Instant, Arkiva, Kryesore

Një çarje e madhe po rrezikon të përvijohet brenda ty partive më të mëdha të koalicionit opozitar, në bazë të së cilës duket se është pakënaqësia në rrijte e LSI ndaj opozitës të squllët që bën Lulzim Basha. Një burim konfidencial brenda koalicionit tha për Lapsi.al se nuk është çudi që çështja të shkojë deri drejt divorcit. “Arsyeja qëndron në faktin se Basha po e bën kundërshtinë sipas shprehjes m’ka çu nana me la gojën” komentoi burimi i Lapsi.al.

Fillimisht dyshimet kanë lindur nga fakti se megjithëse u informua në kanale të sigurta se teatri mund të shembej të premten ose të shtunën, lideri demokrat i injoroi këto të dhëna. Ato janë shtuar prej faktit që pikërisht në kohën kur Meta nuk e priti ambasadoren Kim, pas pështjellimit që krijoi plani presidencial me 14 pika, Basha mbajti një qëndrim të zakonshëm për të, as mish as peshk, ndaj këtij dokumenti.


Një dyshim tjetër i fortë është fakti se ai nuk pohoi sonte me gojën plot, në një intervistë me Mirela Milorin në ABC, se ishte për një sistem zgjedhor që i lejonte partive të bënin koalicione. Dihet që shpresa e Ramës është ti fusë partitë opozitare, të përçara, veç e veç në zgjedhje të, ashtu sikurse bëri pas marëveshjes okulte të majit 2017. Dhe fakti se Basha nuk vendosi këtu një vijë të kuqe po shihet me dyshim nga LSI.

Këto pakënaqësi ka mundësi të kenë shpërthyer edhe nga ndonjë lloj xhelozie, pas lëvdatave që i bënë liderit të PD dy ambasadorët kryesorë në Shqipëri. Por më e mundshmja është që ato të burojnë nga frika se Basha nuk e përfaqëson burrërisht sentimentin opozitar anti Rama dhe ai kaleamendet mes rrëzimit ose paktit me kryeministrin. Si i tillë është parë edhe nxitimi për të deklaruar se do të kthehet në tryezën e reformës zgjedhore, ndërkohë që në skenën politike po vlon debati i krimit që Rama bëri tek teatri. “Ka një pjesë që nuk arrijnë ta kuptojnë se si Basha këmbëngul tek reforma zgjedhore, sikur ajo do të garantojë mosvjedhjen e zgjedhjeve nga Rama. Po nëse reforma bëhet, dhe zgjedhjet vidhen sërish sipas skemës të 2017, a mos do hidhen në zjarr për Lulin, Yuri Kim dhe Soreca” pyeti burimi i Lapsi.al, i cili pretendoi se ka edhe mesazhe të shkruara që vërtetojnë apatinë dhe squlljen e Bashës.

“Ka një pjesë që dyshojnë se ai është në marëveshje me Ramën, një pjesë tjetër se është thjeshtë i paaftë ta mbajë mbi supe kauzën e opozitarizmit, por në fund të fundit të dyja pjellin të njëjtin rezultat” këmbënguli burimi, i cili tha se tani për tani këto kontradikta nuk ka gjasë të bëhen publike.

Me sa duket dallimet që u panë që nga mitingu i 2 marsit sot po bëhen më të forta dhe absurdi është se sa më i dobët dhe i urryeer në publik që bëhet Rama, aq më pak opozita po përfiton prej kësaj.

©Lapsi.al

38 Comments

  1. Luli eshte ne linje me ustain e madh ..qe ne fund do ja fusi sa krahu edin… dhe nuk ju intereson reforma zgjedhore se duan ti zgjedhin vete deputetet

  2. DUHET DOKTORI TE UDHEHEQ OPOZITEN NJA 2-3 MUEJ DITE DHE ESHTE E GARANTUAR SE DO TA LARGOJ EDI RAMEN NGA PUSHTETI,DHE PASTAJ DOKTORI DUHET TE LARGOHET NGA POLITIKA DHE PENSIONOHET,.SE LULI SHUME I BUT DHE SHUME EUROPIAN, ME KETE ORGANIZAT VETEM DOKTORI MUND TE PERBALLOHET,SE DOKTORI KA EDHE GOXHA INTELEKT POR EDHE KA ANEN E RREZIKUT QE DEMONSTRON

    1. Pse kush po e udheheq opoziten Basha?-Doktor vdekja po e udheheq,a nuk po ben thirrje 10 here ne dite vampiri plak per revolucion dhe mosbindje civile,problemi eshte se nuk e pjerth me njeri Berishen dhe prezenca e tij me shume e demton opoziten,keshtuqe po nuk vdiq doktor mortja opozita nuk vjen ne pushtet…

  3. Ne kohe pandemie, domosdo ehte virusi qe duhet te infektoi, qe te jemi sa me te percare. Me duket se artikulli prek ane te paraqitjes jashteme te Bashes, e jo ate qe deklaron, e ka deklaruar ne cdo dite, per politiken me mafiozin Rama, e maredheniet me LSIne, e aleatet e tjere. Te behesh problem ne opinione se nuk na e tha ne nje interviste, apo nga nje pyetje gazetari per nje ceshtje, apo problem, na del se faijin e paska Basha. Me se duhet ta shohim, apo degjojme Bashen, me mitraloz, apo me megafon, qe ta degjoni apo degjojme. Shikoni, lexoni, e ndigjoni qendrimin e opozites e te Bashes, e pastaj i thoni nuk na doli me mitraloz. TTe dashur komentues, e deshirues te demokracise” Ne politike, jo cdo veprim, apo thenije duhet qe te jemi te nxituar, por ama, kur opozita na therret ne protesta, e prkrahje te saja, ne, e shume te tjere qe kane iluzione, do i thone keto, qe po lexojme sot ne kete artikull, qe mesa duket, eshte shkruar per nxitje kunder liderit te opozites, apo per te percare opoziten… Qendrimi opozitar , mes kemi pare e degjuar jane ne unison, e nese ka ndonje komunikim dialogu per ndonje problem, nuk eshte nevoja e thenies se po cahet opozita, sepse nje e tille eshte fitore per krye mafiozin e pushtetit te vjedhurRama.

  4. Opozita ne shqiperi eshte e inkriminume po aq sa pozita. Keshte qe mos u lodhni kot te na analizoni vlerat e mosvlerat e krereve. Duhet fryme e re me njerez te rinj qe ne Shqiperi te filloi shpresa per nje te ardhme ma te mire.

  5. sduhet ne asnje menyre bashkepunim me lsi, parti kurvash qe e dredh, shiehni fytyren e monikes ne foto, tipike buce qe do ta hedhe

  6. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

  7. Ju te lapsit nuk eshte faji i Bashes pse u dashuruan Dashnori i Kushtetutes me Ramen qe na dhuruan ligj Danez per te na rrasur brenda pse dalim me ble buke. Edhe propozimi i tij edhe pse ne thelb mjaft pozitiv i sherben me shume pushtetit. Opozita e thote shume mire 15 kushtet e vena jane udherrefyesi per daljen nga kriza. Mandat te trete s’ka per te pasur me, por sic duket as amnisti per askend. Dhuna ashtu sic mund te te sjelle ashtu dhe te rrezon nga pushteti. Pse PS fjala vjen nuk paska njerez te beje protesta pas humbjes se pushtetit? Dhe mos harroni qe Basha e ka thene shume here se opozita eshte e bashkuar.

  8. Opozita na qenka po aq e inkriminuar se ky pushteti 7 vjecar i Rames, sipas dikujt! Pra deshtimi spektakolar ne aspektin baze te qeverisjes qe eshte Ekonomia paska per bashk autore dhe opoziten!
    Duhet koka rrase e Taulant Balles per ta besuar kete.

    1. o k.. me syze, keta te opozites kan qene 8 vjet ne pushtet, te gjith nga PD tek LSI e maadje dhe keto partite e vogla me Idriz apo me Mediun. Jan njesoj e ne mos me keq te inkriminuar se Rama

  9. Meta më vuri në dijeni javën e parë…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika,ja kjo tregon kush genjen dhe basha njolloj si rama

  10. Unë nuk kam dëgjuar asnjë politikan të PD që të quaj ish ministrin e fundit të sigurimit të PPSH, Gramoz Rruçin, si “një faktor pozitiv” të së majtës shqiptare.
    Këtë vlerësim e dëgjova ta bënte publikisht kryetarja e LSI, znj.Kryemadhi.
    Ndërkaq lideri i PD, z.Basha, akuzohet se është “oportunist”, me akuzën e “profesor doktor” Mërrizit, zëvëndësit të Rruçit, se ai po bën politikën kriminale :
    “Më ka çue nana me mbush ujë” ?????????????
    E mirëkuptoj plotësisht që liderja e socialistëve integrues, kërkon ta zgjerojë spektrin e partisë së saj me “kuadro” si Rruçi, e “socialistë të kulluar” të elektoratit të majtë, siç e mirkuptoj edhe Bushatin që i ha kraba majtas . i edukuar që në djep me mësimet e partisë.
    Ndërkaq, aleanca midis këtyre dy partive me ideollogji të ndryshme, si objekt të kritikës së saj ka një kryeministër me tipare diktatoriale komunisto-fashiste, që nuk ka asgjë të përbashkët as me demokracinë e as me komunizmin, e as me sistemin demokratik kapitalist të konkurencës së lirë apo të shtetit ligjor, por të një kapitalizmi sa anarshist, aq edhe mafioz.
    Hiqni dorë o gazetarë e analistë shqiptarë nga bishtdredhjet majtas apo djathtas.
    Shqipëria ka si kryeministër një karagjoz që ka të vetmin qëllim , që të gjithë ti binden diktatit të tij e bile ai e deklaron hapur që unë nuk njoh “konsensus” por njoh veç mëndjen time.

  11. Or Rrotkaristi me madhor i blogut Gomarica Ethem Lalaj!
    Kane qene 8 vjet me pare ne pushtet PD+LSI por kjo varferia e pllakosur keto 7 vite me proven me konkrete Borxhin Publik me te lartin ne 30 vite post-diktature, eshte atributi i atij Ram bythqirit tend.
    Ashtu si eshte fakt se Ram kurva nuk ka bere ne 7 vjet asnje rritje page per buxhetore.
    Kaq or Ethem Lalaj Gomarica dhe mbaje mend emrin tend or Rrotkaristi i Rames.

  12. Me gjithe respektin per Lapsi.al dhe Bushatin..ky artikull futet te kategoria Showbiz..duket sikur burimi i Lapsit eshte vete Lapsi..e vetmja gje qe Bashen e ben pis eshte aleanca me LSI..te cilet kur vijne ne pushtet jane si karkalecat qe lene toke te djegur pas..

  13. Një ditë pas thirrjes së SHBA-së, opozita letër Gjiknurit dhe Hajdarit: Ejani takohemi të hënën për ‘Zgjedhoren’

  14. O opozitarë te ndershëm qe keni mbetur, kur te organizoheni ftoni direkt anëtarët e thjesht te PD, mos u merrni me sorrosianin tradhtar Basha, ky është kalë Troje. Mblidhuni edhe njëherë si 2 vjet më parë, mos mbani shpresa te të huajt, por lutuni vetëm Zotit të Madh për ndihmë dhe mbrojtje.

  15. Jam dakort me Klodin . Aleanca me LSI nuk eshte e sigurt sepse fijet i komandon Floriri Meta . Fsktet 1) Meta tradhetoi Nanon ne 2003 ,tradhetoi Ramen 2008 , tradhetoi Berishen ne 2013 2) tradhetoi mitingun e 2 marsit kur dekretoi kodin penal per te denuar ata qe moten pjese ne miting , e cfar shpreson nga Meta ? Kam thene e them se Meta ben lojra me Ramen ,kete e faktojne dy fante 1) te gjitha deputete qe u larguan nga parlamenti te LSI u zevendedian 100% dhe kan votuar 100% ligjet e Rames 2) Parti e LSI eshte parti familiare e si e tille eshte e pabesshme3) Po te ishte i besushem Meta shperndante Patlementin ilegjitim , por thote kur te doje populli , pordhe me rigon . Kush e pjerdh kete per 14 pikat r integrimit ,TR gjitha Jane filma ne badhkepunim me Ramen . Ambasada Amerikane per her te pare e kuptoje mareveshjen e fshehet per minimin e reformes ne drejtesise , por kush Jane ata te mareveshjes se fshehet ? duhet se opozita nuk eshte sepse celesat e kashtes ka , por e sigurt eshte mareveshja e Rames me Meten . Per nje gje te jemi te sigurt se aleanca e PD me LSI eshte fallco ne rastin me te pare LSI do e tradhetoje PD . Me vjen keq per Bashen se ka rene ne gropen e kucedrave , te gjithe te te korruptuarit , srrvilet , oligarket , hajdutet ,kriminelet e kan frike Bashen kryeminister , Prandaje po e sulmojne televisione portale te mente e te ” djathte” ,gazetare pseudo te djathte sepse kan frike nga shteti ligjor . 90% e gazetareve , anslisteve ne gjithe Shqiperi e sulmojne Bashen nga format me te ndryshme te pista si per shembull 1) klssa politike ne Shqiperi eshte e korruptuar 2) Opzita nuk krijon fryme , 3 ) Basha ben mareveshje me Ramen 3 ) PD minon reformen ne drejtesi 4 ) nuk ben revolucion me kete nuk jam dakort me Berishen , MOS kur o zote te jete ne mareveshje me Meten . Nje gje te kuptojme Basha eshte opozita perndimor e europian e nuk krijon nje 97 te dyte e cima do ishte kstastrofe per Shqiperine

  16. Qe kur u bashkua me -LSI-ne
    -PD-ja mori arratine
    u shkatrrua u shperbe
    se mbledh veten -he-per-he.

    te djathtet i zhgenjeu
    dallga e turbullt i rrembeu
    nje pjese nuk votojne
    punen e tyre shikojne

    u be- PD-kacamak
    u be lemsh lesh e li
    LSI-ja eshte cakmak
    po e djeg -PD-ne po e ben hi.

  17. Kemi qe ne vitin 1913 qe jemi populli me i varfer i evropes. Te gjithe kryeministrate ketyre viteve jane te deshtuar e te koruptuar. Ne qofte se doni te jeni perseri vendi me i varfer i evropes vazhdoni te perkrahni kot se koti e votoni po kete klase politike qe ne na la te varfer e vete jane te pasur. Listimin e emrat e politikes se sotme qe ju mendoni se jane te varfer apo te pasur te dobishem per ju ose jo, beheni vete, ne jemi vend i vogel dhe i dime se sa luge ka secili ne shtepi! Keshtu qe para se te filloni te krijoni simpati per politikanet tane mendohuni mire e perseri mendohuni, se vetes po ja beni gjemen!

  18. Keto jane artikuj per te zhvendosur vemendjen nga Teatri dhe probleme te tjera sic eshte deklarata e ambasadore amerikane. LSI eshte parti pragmatiste dhe sdo me cudiste fakti per nje koalicion me Ramen ne zgjedhjet e ardhshme. Nuk mund te bej reforme ky parlament pasi nuk eshte legjitim dhe rrejdhimisht ajo do deshtoje sic dhe ka deshtuar deri tani. Fakti qe nje nga anetaret e Komisionit te Apelimit doli fallsifikator me llogjike te thjeshte i bie qe i gjithe procesi eshte ndotur dhe duhet te rifilloje nga e para. Por mos harroni sa leke ka investuar amerika dhe BE per kete pune gje qe do ti duhet dikujt te jape llogari perfshi dhe Yuri Kim. Per sa kohe trekendeshi i Bermudes Meta-Rama-Basha do drejtoje politiken shqiptare nuk besoj se do kete as forme e as reforme ne ate vend

  19. Nese vereni nje njgjashmeri te çuditshme ne shkrimet e atyre qe mbrojne rilindjen eshte se tani thone qe edhe opozita eshte njesoj si rilindja . Po qe kur viktima eshte fajtor njesoj si vrasesi ? Po pse deri dje ju i kishit bere gjerat ne menyren me te mire te mundeshme ndersa tani po kuptoni qe ka qene vetem show ? Deri dje bete 300 mije punesime ne katervjeçarin e pare dhe 250 mije ne te dytin dhe tani jemi keq ? Si ka mundesi ? Ne nje vend me popullsi prej 2.8 milionesh ku 1.5 milion jane aktiv e kuptoni se çdo te thote te punesosh 550 mije njerez ? Ka hajvan qe e beson kete ? Po pse iken njerezia nga ky vend ? Pse jemi varferuar dhe çdo dite qe kalon varferohemi shume e me shume ? Opozita ka mekatet e veta por kurre nuk mund te krahasohet me rilindjen . Luli eshte nje qullash qe qejfi ja ka por b*tha nuk ja mbane , por gjithsesi nuk eshte i gjati ine . Rilindja ka qene veçse nje vdekje klinike dhe e ka degdisur ne koma kete vend . Fiksojeni ne tru , largimi sa me pare i rilindjes dhe sidomos largimi i kryerilindasit , kryehorrit , kryeligesise me emrin Rama eshte riçlirim per kedo ne kete vend.
    Opozita ka vetem nje detyrim , te beje ndryshimet e domosdoshme zgjedhore dhe kushtetuese .

  20. Respekte Mesuesi ne 23/05/2020 te 15:06, je shume i sakte! Basha duhet mbeshtetur, te gjitha intrigat qe behen kunder tij jane ide te EDrames me Tao fshatarin dhe Like floririn. Gjithe familjen e kam te majte (me PS), kesaj here do votojme PD se na u shpif me ca gjarperinjsh, zhabash e hardhuca pa nivel perfaqesohet sot PS aq sa edhe nje ish themelues i saj miku jone familjar e ka thene mjaft qarte ku jane problemet! Plaku Mere duhet te ike, eshte koha qe Shqiperia te hyje ne Europe me Bashen, sepse vetem kjo gje e ngre ekonomine e djegur shqiptare!

  21. Artikull per te vazhduar me peshperitjen…peshperitjen, thashethemnajen…per ti zgjatur jeten pushtetit me cdo menyre….ka percarje PD-LSI, ka marveshje te fshehte PD-PS, ka tone te mebla President-Rama…..haaaa…haaaa…forma te vjeteruara tash 7 vjet per te mbajtur ne kembe rangallen Rilindje qe eshte ne agoni sepse edhe te vetet po e lene ne balte…ATA te ndershmit.
    Kur lexon komentet te duket se enjejta mendje, e njeta dore shkruan sikur jane shume vete pro rilindjes e kunder opozites sepse thone te njejten gje por nuk kane bagazh fjalori dhe perseritin te njejtat fjale, mendime, ide, …….
    Per JU te roje Rilindja se kur nuk do kete me se cfare te haje do ju haje JU, sic beri Enveri qe pasi vrau kundershtarte filloi me shoket e vet te luftes te cilet pasi i perdorte per te vrare kundershtaret i perdori per te vrare njeri-tjetrin…..Histori e shkruar prej tyre, Histora e Partise Se Punes se Shqiperise, fillon me Ymer Dishnicen, Zoi Fundon, vazhdon me Koci Xoxen, Bedri Spahiun…….Tuk Jakoven, …..Liri Belishoven, Koco Como…..Todi Lubonjen, Fadil Pacramin…..Beqir Ballukun, Petrit Dumen…..Abdyl Kelllezin, Koco Theodhosi, Kico Ngjelen,….Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun ……, pa numuruar vrasjet nen emrin e armikut si Qemal Stafa,….Nako Spiru…., ish komandantet e komisaret e luftes nacional-clirimtare e tjere. Ka shume, aq shume sa vetem varet dhe feri e di kete maskarade vrasjesh.
    RRofte koalicioni opozitar, mbeshtetje atyre dhe kur degjon keto zera kupton se edhe parate e kriminelet nuk ja japin dot me mandatin e trete rilindjes perballe bashkimit shumices se njerezve te thjeshte, te ndershem qe jetojne me djersen e ballit.

  22. Karantina apo ndoshta mosha e thyer, ende nuk e dime, po japin efekte te pakthyeshme te Sali Berisha. Pasditen e sotme ai publikoi një lajm, nga ato te qytetarit dixhital qe shpesh e nxjerrim bllof, sikur kunati i kryebashkiakut i Erion Veliaj kishte bërë dasmë në kalanë e Arbanës. Por, nuk kaloi shume dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkeshortja e tij eshte vajze e vetme.

    Gjithsesi, lajthitja e Berishes mbeti. Nuk dihet nese dikush tallet me doktorin në këtë moshë, por kjo nuk është hera e parë që ai bëhet përhapës i fake neës nga faqja e tij në FB. Ka dhe nga ata që thonë se në fakt, me këtë goditje “alla kunatçte” Berisha ka dashur të godasë Lulzim Bashen sepse pikërisht kunati i tij quhet Erion. Të jetë kjo vallë arsyeja e lajthitjes së doktorit këtë pasdite maji?

    1. Puna ëshzë more djalo, se çfardo që të thuhet për Veliajn, e beson jo vetëm doktori, por të gjithë shqiptarët.
      Përse ?
      Sepse 80% të atyre që thotë apo që bën, i ka ose gënjeshtra, ose mashtrime.
      Nuk po i hyj për të përmendur gjithë gënjeshtrat e Lal plehut qëkur mashtroi hollandezët e ju mori para për medemek OJF e tij MJAFT e i përdorte paratë për vete e deri sot sepse do të duhej një çarçaf shumë i gjatë komenti.
      Por po e nis me gënjeshtrën që turpëroi gjithë Shqipërinë në parlamentin europian, për Griseldën e po e mbyll me gënjeshtrat e trasha për Teatrin kombëtar

  23. Mbeshte o vella se supen me lakuriq kinez te salihut do hash aty te bodrumet e shqupit dhe per nja 10 vjet te tjera me kete pd qe lulushi yt dhe atij mesuesit e ka bere si ojf me bardh qim mul palok albana sali anj bozgo etj

  24. Berisha është i gatshëm për luftë fetare veç që të mbrojë pronat e vjedhura.

    “Sheshi Skëndërbe nuk është Meka

    Sali Berisha si Haxhi Qamili, Dum Babën!

    Ja kush është Sali Berisha!

    Është gati të fusë shqiptarët në luftë fetare për të mbrojtur pronat e vjedhura me këto skena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu