• |
ide | kryesore

Kush po punon pas krahëve për reformën në drejtësi/ Basha: Ai që shembi Teatrin Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është përgjigjur në lidhje me akuzat e ambasadores së SHBA në Tiranë që disa politikanë po sabotojnë reformat. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se ai që po luan me Reformën në Drejtësi dhe do ta hedhë në erë është ai që shkatërroi Teatrin Kombëtar, duke iu referuar Ramës.

“Kujt i referohet ambasadorja e SHBA? Ai që hodhi në erë Teatrin me dinamit, për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore e për të bllokuar procesin e integrimit europian të vendit” – tha Basha.


Një ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, bëri një reagim të fortë dhe tha se nuk do që të besojë se ka marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Hahahahahahah. Eshte pelivan i vertet.
    Lule e ke vertetuar disa her qe je nje njeri qe ca thua tani e ndryshon pastaj. Po nejse fundia prej teje nuk presim gje tjeter. U mesuam me ty.

  2. Kam frike se te gjithe luajne. Dhe ka te drejte U.S. Duam, sduam, ketu mban ere!

    Nuk ka rendesi nese ulesh or Bashe ne tryeze. Rendesi ka qe te ndroj kodi zgjedhor. Mos degjo Gjiknur kusarin, qe bente sikur i dhimsej Kushtetuta. A thua qe nuk nderhyjne dot ne Kushtetute. E kush, keta krykesin! Ky eshte vend qesharak!

  3. Jeni aq te trash, sa menduat se do ja fusnit amerikes. Si mund tja fusesh atij qe ka dhe gurin dhe arren. Si mund te mendosh qe te kesh perparsi para atij qe ka sy dhe vesh nga do. Si menduat te conit dem leket e amerikes. E kam then disa here qe, Amerika te fal cdo gje po jo dollaret.

  4. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu