• |
ide | kryesore

“Lojtarët e mi janë të lirë të bëjnë atë që dua unë”: Mihajlovic tregon borxhin që kishte me Bolonjën

-Instant, Sport



Sinisa Mihajlovic e Bologna është një binom që shkon përtej raportit të punës. Debutimi, shpëtimi i sezonit të kaluar e më pas problemet e shëndetit të teknikut. Një histori që ditë pas dite po konsolidohet: “Kënaqësia më e madhe me Bologna është që e shpëtova: në atë situatë edhe optimistët më të mëdhenj nuk do e kishin menduar se sezoni do mbyllej në atë mënyrë”. Bologna është skuadra e parë si trajner i Mihajlovic: “Nuk e harroj, është një nga motivet për të cilin jam kthyer këtu: nuk më pëlqen të kem borxhe e doja të përfundoja punën për ti shpërblyer afeksionin bolonjezëve”.

Forca e Mihajlovic është edhe kapaciteti për të krijuar një raport të mirë me futbollistët: “Unë, me shaka, them se lojtarët e mi janë të lirë të bëjnë atë që dua unë. Kam një raport të bukur me ta, ndonjëherë më nervozojnë por cdokush jeton moshën e tij. Janë të gjithë djem të mirë, unë 22 vjec bëja edhe më keq: gabimet mund të bëhen por duhen korigjuar dhe duhen dëgjuar më të mëdhenjtë. Raporti me lojtarët është gjithnjë si ai baba-bir ose si vëllai i madh, duke respektuar rolet – ka komentuar Mihajlovic -. Sigurisht me ta më pëlqen të bëj shaka. Duhet të jesh i vërtetë, i ndershëm, i sinqertë: është mënyra më e mirë për tu respektuar. Nëse nuk të respektojnë atëherë bëhet një problem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *