• |
ide | kryesore

Meta flet me përfaqësues të “Europa Nostra”: Dakordësi për hetim ndërkombëtar mbi shembjen e teatrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj,Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti.

Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.


Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta e falenderoi “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës.

Presidenti Meta theksoi se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.

Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, – u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, Profesor Paolo Vitti.

“Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të ‘Europa Nostra’ “, – u shpreh Presidenti Meta.

5 Comments

  1. Hahahahahahahaha, Iliri nga Cepani qe ecen sikur ka nje tufe me dhi e cjepe perpara, kryetar i bordit “I Nostri Ladri” kerkon te behet antari me i ri i bordit “Europa Nostra.”
    Temen e e semes!

    1. Po sikur ta fillonim njehere hetimin me Ty o pleher,Ka qrb EDI rames qe te zgjodhi Ty president dhe nuk te Ka shkarkuar.I Kam dhene voten ps-se Dy heret e fundit,asnje vote ska per te marre me,thjeshte dhe veten se nuk po e shkarkon Ilir meten.per te threat some plans fare,Jo teatri ,Jo krimi,Jo droga.Po te hiqet ky pleher president dhe te shkoj me burg,do ishte furore historike per popullin shqiptare,pastaj me radhe te tjeret

  2. Une besoj qe eshte deshmori i fundit pas Shatervanit,Bashkise se vjeter,Muzeumit te Luftes,Rruges se Barrikadave,Stadiumit,etj,etj…
    Spitali eshte ndertuar me Pupulit.Gjithe infeksione.
    Pse nuk prishet te ndertohet I Ri???

  3. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

  4. Meta më vuri në dijeni javën e parë…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika E dine shume mire ato se kush je ti antari i ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu