• |
ide | kryesore

Meta: Kam kërkuar hetim për Reformën në Drejtësi, maskat kanë rënë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta deklaroi publikisht se ka kërkuar hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se përgjegjësit që bëjnë gjëra pas krahëve të shqiptarëve duhet të përgjigjen. Ai tha se tashmë maskat kanë rënë.

Zbardhet drafti me 14 pika që Ilir Meta iu prezantoi ambasadorëve 


Unë nuk po negocioj, dua plotësimin e 14 pikave. Këto i dinë ambasadorët e BE dhe SHBA. Ilir Meta do ta diskutojë këtë çështje, dhe është i gatshëm që të kërkojë hetim për reformën në drejtësi. Ilir Meta është ballë lartë pasi ka kërkuar transparencë. Maskat kanë rënë tani, përgjegjësinë ta marrin ata që bëjnë gjëra pas kurrizit të shqiptarëve.”, tha Meta në konferencën për shtyp.

4 Comments

  1. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.

    Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.

  2. U bo ky te sfidoje USA ??!!! do te te zvarrisin rrugeve te Tiranes si Akili Hektorin o fshatar Skrapari!!! DO u vije turp femijeve te tu te te vijne ke varri o krimb i krimit!!! Si ty Berishen, Ramen, Bashen e kedo qe mendon se shqiperia (kjo toke e bekuar) ju perket!!!!

  3. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu