• |
ide | kryesore

Moratti, çfarë cinizmi për Benitez: “I drejtë largimi i Mou, gabuam pasuesin”

-Instant, F1, Sport



10 vjet më parë Massimo Moratti përmbushte kryeveprën e tij: nga Interi i madh i të atit Angelo tek Interi i Tripletës, ngjyrat zikaltër ktheheshin të valëviteshin në qiellin e Europës në shenjën e një familje me AND të pastër interiste. Sot, Champions i fituar në Madrid e ndjekja e Tripletës së vetme italiane në histori nuk janë vetëm kujtime, por edhe përmbushje afeksioni për një njeri të lidhur thellë me këto ngjyra: “Mendimi i parë në përfundim të ndeshjes finale me Bayern – tregoi ish-pronari për Sportmediaset – shkoi për babain tim, familjen, tek fitoret në Vienë e më pas Milano, tek Kupat e ’64 e ’65: gëzimi i pamatë për mbylljen e një cikli të një historie familjare në shenjën e Inter”.

Fjalë në të cilat ndihet e gjithë përkatësia për ngjyrat e gdhendura në shpirt: “Mendoj që krenaria, guximi e përulësia kanë qenë vlerat e Champions tonë. Të besosh gjithnjë, edhe në vështirësi, edhe në momentet e vështira ose dramatike si në Kiev kundër Dinamos ose në Camp Nou kundër Barcelonës. Kanë ndeshur eksperiencën e grupit historik, klasin e të ardhurve të rinj e kapacitetin e një tekniku special”.

Mourinho, ai që fitoi dhe pastaj iku… Kushedi cfarë do të ndodhte nëse portugezi do të kishte qendruar: “Sot besoj se, sado e cuditshme, ishte një epilog i drejtë ose të paktën i përgjigjej ambicjeve personale të një njeriu që nuk mund ta ndalosh. Pikërisht, ishte më pak e drejtë zgjedhja për pasuesin e tij (Benitez) që sado i aftë nuk u bë një me skuadrën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *