• |
ide | kryesore

OBSH për një rikthim të valës së dytë të Covid: Europa goditet në dimër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



OBSH paralajmëron një kthim të valës së dytë të koronavirusit, ndërsa thuhet se Europa do goditet sërish në dimër. “Vala e dytë e koronavirusit, akoma më e fortë se e para, do të godasë Europën në dimër” paralajmëruan ekspertë të OBSH-së, të cilët shprehin shqetësimin se Covid-19 do të koinçidojë atëherë me shpërthimin e sëmundjeve të tjera infektive.

Në një intervistë për Daily Telegraph, Dr Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Europën, pohoi se është koha për t`u treguar të kujdesur e për t`u përgatitur, jo për të festuar.

Ndonëse rastet në vende si Britania e Madhe, Franca apo Italia janë në rënie të ndjeshme, kjo nuk do të thotë sipas tij se epidemia u zhduk krejtësisht. Sipas ekspertit, epiqendra e saj, është zhvendosur në Lindje, me infektimet që shtohen dita ditës në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi e Kazakistan.



4 Comments

  1. deri ne dimrin tjeter me shume se gjysma juaj do jene prapa hekurave per mashtrim dhe krim kundra njerezimit , akoma vazhdoni hani mut

  2. OBSH paralajmëron valën e dytë të gënjeshtrave të rradhës dhe s’do pushojnë se gënjyeri. Sa herë e kemi thënë me përpara qe korona është loja, si te ai filmi: “Po puna e komisarit? …. Hahaha … Puna e komisarit?! Po ajo ishte loja … Hahaha.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *