• |
ide | kryesore

Olimpiada rrezikon edhe në 2021: “Ka problem reale për Tokyo 2021”

-Instant, Sport



Ekzistojnë “probleme reale” edhe për organizimin e Lojërave të Tokyo në 2021. AE ka pranuar australiani John Coates, anëtar i Cio: “Ka atletë që vijnë nga 206 vende. Përvec 11.000 atletëve, do të jenë 5.000 funksionarë e trajnerë, 20.000 anëtarë të medias, janë 4.000 persona që punojnë për momentin për organizimin e Lojërave, të cilëve do ti shtohen 60.000 vullnetarë – ka deklaruar ai – Nuk mund të shtyjmë përsëri Olimpiadën e duhet të mendojmë se nuk do të ketë akoma një vaksinë ose, nëse do të ketë, nuk do të ketë mjaftueshëm kohë për ta shpërndarë në gjithë botën”.

“Duhet të vendosim Fshatin Olimpik në izolim? Ndonjë atlet duhet të kalojë një periudhë karantine? Duhet të limitojmë numrin e spektatorëve në cdo vend gare?”, këto janë pikëpyetjet që ka ngritur Coates. Fjalët e tij pasojnë në fakt ato të thëna nga kreu i CIO, Thomas Bach, që ka paralajmëruar se Lojërat e Tokyos do të anullohen në rast se nuk zhvillohen në 2021. “Nuk mund të impenjojmë përjetësisht 3.000 apo 5.000 persona në Komitetin organizator. Nuk mund të ndryshojmë kalendarin sportiv botëror për gjithë federatat kryesore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *