• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentet: Veliaj po zhduk provat e Teatrit me kompaninë e administratorit të Zall Herrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se po zhduk provat e krimit tek Teatri me kompaninë e administratorit të Zall Herrit, Arben Maloku e cila po pastron mbetjet e krijuar nga shembja.

“Kompania Arb& Trans 2010 të cilën e denoncova ditën e djeshme me prova që me mjetet e saj po kryen pastrimin e shembjes së Teatrit Kombëtar aktualisht është në pronësi të Fatmir Firi. Vetë Fatmir Firi është nje nga biznesmenët të cilët ranë në pranga për 30 milionë euro evazion fiskal, në kuadër të operacionit “Informaliteti”, në muajin shtator të vitit 2019.

Kjo kompani deri në prill 2018 është zotëruar 100% në pronësi te Arben Malokut, njeriu i emëruar nga Veliaj në krye te njësisë administrative Zall-Herr. Maloku i shiti aksionet familjarit të tij, njeriut më të afërt, Fatmir Firit, pasi ligji e ndalon që në cilësinë e zyrtarit si administrator i Njësisë Zall Herr të ketë në zotërim aksionet e kompanisë dhe të merrte tendera publikë nga Veliaj” – shkruan Zhupa.

“Lidhjet e qarta nepotike, klienteliste, tregojnë menyren se si funksionon me nje telefon, pa ligj dhe rregulla Bashkia Tiranë dhe kryetari i emeruar Veliaj. Ndërkohe që Keshilli Bashkiak i Tiranës me vendimin fantazem vendosi që shëmbjen e Teatrit Kombëtar do e kryente Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit prane Bashkisë Tiranë, aty ndodhen klientet e zakonshem te lidhur me pushtetin personal te Veliajt!

Bashkia e Tiranes sot është një institucion që s`ka asnjë lidhje me zbatimin e ligjit, por vetem zbaton porosite e Veliajt me lidhjet e tij klientileste!” – shkruan zëdhënësja e PD. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. BRAVO INA ,NJE NDER VAJZAT ME TE EDEKUAR DHE FAKT MBLEDHESE E GJITHE OPOZITES…TI DUHET TI ISHE DEPUTETE JO NJE ZAGAR ATY QE VETEM QESH SI KURVE,NUK PO ME KUJTOHET EMRI TANI ,VALTER ?

  2. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.Eri duhet te merte kunatin e lulushit dhe firmat e tij qe ti pastronte derrasat e teatrit,eri je tregu legen

  3. Meta më vuri në dijeni javën e parë…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *