• |
ide | kryesore

Presidenti Meta komenton deklaratën e ambasadores amerikane për ‘minimin’ e Reformës nê Drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti Ilir Meta në konferencën për mediat u pyet ndër të tjera se kush mendon ai se mund të jenë aktorët që duan të vrasin reformën në drejtësi, sic tha ambasadorja Yuri Kim.

Meta tha se nuk është detyra e tij që të komentojë këto deklarata, kurse shtoi se garanton se ambasadorja nuk e ka pasur fjalën për të.


“Nuk është detyra ime që të vlerësojë këto deklarata. Të jeni të sigurt që vetëm për Ilir Metën nuk e kishte ambasadorja. Unë e kam takuar ambasadoren disa herë. Kam pasur raporte shumë të mira me të dhe kam zhvilluar shumë takime. Në detyrimet e mia përpiqem që të jem sa më korrekt e të mos keq-përdor as imazhin e askujt tjetër. Unë po ju them se kjo është platforma dhe këtë platformë ja kam dorëzuar ambasadores së SHBA dhe më pas janë njohur edhe ambasadorë të tjerë.

Duhet të jemi serioz e mos bëjmë gallatë as me reformën në drejtësi dhe as me cështjen e integrimit europian. Ky zotëria ka zaptuar mediat dhe ka tronditur shtetin e së drejtës. Përkundër, ky do të pushtojë gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Maskat kanë rënë dhe Ilir Meta nuk bën lojëra me Kushtetutën e Shqipërisë dhe as me integrimin europian.” – u shpreh Meta.

7 Comments

  1. PO PSE ME KE E KISHTE ? E KISHTE PER MUA O META ? E KA ME TE GJITHE JU POLITIKANET E NDYRE QE E MORET NE QAVE KETE VEND DHE QE PO E TORTURONI KETE POPULL SA ME SKA . NA KENI ÇUAR NE SKAMJE O LEGENA TE POLITIKES , NA DEGJENERUAT SI NJEREZ NA BETE ENDACAK NEPER BOTE , LNA LAT SI JETIM O KURVA . NDRYSHONI MENDJE DHE NDRYSHONI GJITHÇKA SA NUK ESHTE VONE . SHPATA SAPO KA DALE NGA KELLEFI DHE TANI KERKON KOKA , KOKAT TUAJA O PISA.

  2. Rama sikur eshte katolik kurse talebanet myslimane. Ku eshte lidhja mes rames dhe talebaneve? Nese do te ishit te ndershem, do te jepnit imazhet e shkaterrimit te kishave e xhamive nga komunistet ne 67, por nuk besoj se ju intereson se atij diskursi nuk i keni fryre shume, nder vite i keni fryre ketij te myslimaneve barbare

  3. Nuk do tja dalin pa fund te tre hajduterit bandit sikur ti vijn ne ndihm dhe gjith shoqerit civile te soros e blair perverseve kudo ku jan se dhe e keqja e tyre e ka nje fund.Karagjozer bur e grua. megjith halabaker qe i shkojn pas per nje kocke dhe ja ku jemi sot dhe ku kemi qene 30 vjet dhe ku do jemi dhe kushedi se sa gjat nese do ti leme akoma keta mafjoz qe flasin me kodet e mafjes (mender) .. Mortja kur jane dhe ” prinder” keta.

  4. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.

    Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.

  5. Eshte per te qeshur. Se keta tanet po thurnin planin se si ta zhduknin reformen.
    Po ju doli perseprapthi. Me nje deklarat dhe me pak fjal qe kan disa kuptime. Ambasada u dha coken e rradhes dhe i solli ne terezi. Tani po mundohen te gjith te tregojn se sa e duan reformen. Dhe sa te gatshme jan ta perfundojn ate.
    Kesaj i thon kercen prifti nga belaja.

  6. Treshja Rama-Meta-Basha eshte pergjegjese per deshtimin deri tani te dy reformave si zgjedhore ashtu dhe ne drejtesi, pasi te 3 kane frike nga ligji dhe u intereson qe kjo pune te zgjasi sa me shume

  7. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu