• |
ide | kryesore

PSG e do Icardin, por me ulje: 50 milionë plus 10 bonus

-Instant, Sport



Në pritje të rifillimit të kampionatit e ardhmja e Inter po luhet në fushën e merkatos, që për klubin zikaltër do të kalojë si asnjëherë tjetër nga sulmuesit. Jo vetëm mundësia e shitjes së Lautaro Martinez tek Barcellona, por edhe ajo e Mauro Icardi tek Psg, që pas 20 golave të shënuar këtë vit nga argjentinasi janë bindur ta mbajnë në Paris, duke i prezantuar një ofertë klubit të Zhang.

Një ofertë me ulje në krahasim me 70 milionë euro të parashikuar nga akordi i arritur verën e kaluar. Pezullimi i kampionateve për shkak të pandemisë Koronavirus ka shkaktuar në fakt humbje të rënda ekonomike për të gjithë shoqëritë e për këtë francezët kanë vendosur në tavolinën e Marottas një ofertë ndryshe: 50 milionë pjesa fikse plus 10 të tjera bonus, jo të gjitha lehtësisht të arritshme.

Përshpejtimi i negociatave lidhet me afërsinë e skadencave të afateve, sepse në 31 maj përfundon opsioni i të drejtës së blerjes nga francezët, që do të donin të mbyllnin operacionin në kohë të shkurtuara për të mos rinegociuar një akord me Inter e mbi të gjitha me lojtarin. Tani topi kalon tek Inter, që duhet të vendosë nëse do të pranojë një ofertë më të ulët, për të përshëndetur përfundimisht Icardin pas problemeve në dhomat e zhveshjes dhe jo vetëm, që u krijuan në Appiano Gentile muajt e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *