• |
ide | kryesore

Replikat për Platformën e Integrimit, Meta i përgjigjet Ramës: Që gënjen nuk është më lajm as për të huajt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk kishte marrë asnjë platformë nga presidenti Ilir Meta, ky i fundit e akuzoi atë publikisht se po gënjen.


Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta theksoi se në 8 prill ia ka depozituar platformën për Integrimin Europian ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.


“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.”, shkruan Meta.

3 Comments

  1. Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

    Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu