• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit, Lleshaj tregon pse policët nuk kishin numër identifikimi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tregoi arsyen se pse policët në protestë nuk kishin një numër identifikimi. Sipas tij, ata nuk kanë pasur një numër pasi të tjerët mund t’i përdornin për t’i shantazhuar. Ministri tha se nuk e di specifikisht se çfarë kanë pasur policët me vete kur kanë hyrë për kontroll në Teatër, por thekson se ata nuk kanë pasur armë.

Lleshaj tha se SHÇKB do të verifikojë çdo rast, lidhur me rolin e policisë në protestat e zhvilluara.

“Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, nëpërkëmbet dhe të jetë objekt barcoletash dhe anektodash. Policia së pari duhet të merret me pesha të rënda.

Së pari tu vërë gjoba në personazheve publikë se sa qytetarëve. Ata marrin në telefon për të ndëshkuar shefin. Kjo është arsyeja pse kërkojnë numrat e identifikimit për t’i shantazhuar.

Policia kur vepron në mënyrë të organizuar, identiteti i të gjithë policëve është identiteti i drejtuesit të tyre.

Në artikulimin verbal ka pasur kërcënime për përplasje të fortë deri në gjakderdhje. Policia e ka pasur drojën se mund të kishte reagim të ashpër dhe për këtë arsye ka kontrolluar detajisht brenda. Nuk e di konkretisht se çfarë kanë pasur.

RENEA ka kontrolluar për eksploziv. Besoj ka pasur edhe qen. Janë procedura standarde. Në përgjithësi nuk kam parë armë. Madje, as ato armë që janë të detyruara me ligj si shkopin e gomës.

Ka nisur një proces për të verifikuar. Policët nuk i konsiderojmë engjëj. SHÇKB do të verifikojë çdo rast”, tha ai.



21 Comments

  1. Pak burra të mirë…
    Sokol Bregu
    Ngulite në mëndje këtë gjeneral. Po do të rrahesh dhe dhunosh dora top tu bëftë, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ka aq krim sa nuk e imagjinon dot. Këtë të thotë edhe Prokurori i Përgjithshëm në raportin vjetor. Lexoje mirë. Po policët e tu atje djersisin.

    Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto, gjeneral për gjeneral po zgjedh. Sa të përbashkëta ke ti me të, e kupton vetë. Po ta luftoje krimin sa ai, vetëm atëherë do zgjidhja tënden. Po ta doja atdheun sa ai, padyshim që do zgjidhja tënden. Unë jam ithtar i tij, se ai mësoi Falconen në rrugën e pakompromis ndaj krimit. Këta janë burra të besës që ja vlen ti shohësh në fytyrën e dikujt. Këta janë burra për frymëzim. Nuk u fshehën kurrë pas dickaje, si ti pas teatrit.

    Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme. Kurrë në punën time prej 24 vitesh nuk kam parë një protestë ku ka të rinj me libra në dorë, artistë që ja vlen ti shohësh gjithë jetën në ekran, kolegë të mi gazetarë. Këta që ti i quan policë, i dhunuan, dhe ti do që nesër tek çdo polic të shohin fytyrën tënde. Po gabon rëndë gjeneral, ose dikush që përdor rrjetin tënd social, po tallet me ty. Policët nuk rrahin gra, as fëmijë. Policët që njoh unë, jo ata që stërvit ti.

    Kam humbur shumë miq në luftë kundër krimit. Fytyrën e tyre dua ta shoh sërish në polici, të Arben zylyftarit, të Gani Malushit, të Artan Cukut e të tjerëve. Kanë qenë miq të mi personalë dhe e di që kurrë në jetën e tyre nuk kanë rrahur gra, artistë dhe gazetarë. Këta janë burra të besës dhe të policisë gjeneral, jo gjeneratën që po prodhon ti. Nuk e ke idenë sa vite pas po na kthen. Sjelljen tënde në polici nuk mund ta krahasoj me kohën kur drejtonte Sokol Olldashi apo Ilir Gjoni, sepse ata ishin gazetarë dhe tentuan dhe futën frymën në trupën policore për të respektuar të drejtën e cdo kujt. Po ti je larg shumë paraardhësve të tu. Saimir Tahiri u përballë me shumë protesta dhe nxorri vajza në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë. Askush nuk u prek. Fatmir Xhafajt i bllokuan derën për të mos lejuar të fillojë nga puna, askush nuk u prek. Kurse ti jo vetëm që nuk kërkon falje po pretendon që të shohim fytyrën tënde kudo. Kujt i thua mjeranë? E vështirë për ty të shfletosh Hugoin, jo më të njohësh Zhavierin. Je larg…

    Pak ditë pasi ishte cliruar Kosova isha aty për nje reportazh. Dy djem të rinj ziheshin mes tyre. Një I moshuar u afrua i kapi prej duarsh, e u tha. A doni me u rrah? Ja kufiri. Aty është shkjau, ik e bjeri sa tu dhëmbi dora.

    Ngulite në mëndje këtë gjeneral. Po do të rrahesh dhe dhunosh dora top tu bëftë, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ka aq krim sa nuk e imagjinon dot. Këtë të thotë edhe Prokurori i Përgjithshëm në raportin vjetor. Lexoje mirë. Po policët e tu atje djersisin. Por edhe ti si gjithë të tjerët e ke një zgjidhje, “Renea”, pa atë edhe ti do kishe frikë të dilje dhe nga zyra. Por Renea është e të gjithëve Gjeneral, të tutë janë vetëm këta para teatrit. Mblidhi duart gjeneral, se druri nuk është për femrat qoftë dhe protestuese, nuk është as për artistë dhe nuk është as për gazetarë. Unë nuk mendoj si ty, që gjoja respektove ligjin, unë mendoj që nesër më ka ardhur rradha për tu dhunuar nga policët e tu, jo të mitë. Unë besoj fort në Zot, por faqen tjetër skam për të ta kthyer kurrë.

    Historia jote më kujton filmin Gladiatori. Ushtari qe u bë komandant, komandanti që u bë Gjeneral, gjenerali që u bë Perandor, Perandori që u bë skllav, skllavi që u bë Gladiator, Gladiatori që u bë Hero, Heroi që u bë Legjendë. Dhe legjenda ime është Dalla Chiesa dhe jo ti. Ty rregjisori ti preu aktet tek skllavi se mendoi që nuk ja vlen të shkosh më tej, ndaj bëji një nder çdo kujt mos dhuno më femra se është turp…Bëhu një skllav i lirë të paktën…

    Thonë që je besimtar, ndaj shpresoj ti thuash jo shefit tënd për të legalizuar hashashin në vend. Droga është vepër e djallit, vendimi është i yti. Kjo është sprova jote e fundit për të mos qenë kapter i përjetshëm.

  2. Ky eshte jo vetem ministri, por besoj zyrtari rilindas me jovertebror qe ekziston.
    I denje per personazhe te fabulave te Ezopit, ky njerith, qe e ka pohuar me pompozitet dhe pa droje se e pranoi detyren e ministrit vetem sepse ia kishte kerkuar Edi Rama, ka më pak personalitet se bolja ime e majte
    (Dhe bolen time te majte s’e njeh askush)

  3. Or ZAGARI I EDI RAMES I KE ME VIDEO ,MOS TALLNI BYTHEN ME SHQIPETARET SE NUK JANE TE VERBER TE GJITHE …

  4. Ore zorraxhi, o skuth, o vemje… Njeri qe ndryshove edhe mbiemrin kur te bene minister: nga lleshi ne lleshaj…..edhe nje here qe iu be qejfi gjekmarkajt se emeruan nje katolik, e dhjeve… Por i lumte dora atij enver hoxhes qe iu vuri ne rresht per 1, se paskeni qene race e pabese ju mirditoret… Ben gangsterin duke rrahur studente me libra ne dore… Palaco, i paburre,…. Mjafton te te shohesh dhe e kupton se cfare njeriu i frustruar dhe sa vrer mban perbrenda!!!

    1. Po pse mirditore eshte ky.ky eshte b.q…ky jashte ketij roli,jam i sigurte qe ka frike nga hija e tij.ky ka kaluar nje femijri e rini te veshtire e ka pesuar bullizem,prandaj si ai qe e komandon,nuk gjen momentin te kthej reston.

  5. Po te me thone do dorehqjen e Edi Rames apo Sander Lleshit, vallaj megjithese e meriton ai i gjati, ore doreheqjen e ketij robqiri dua. Eshte komplet antipatik, skuth, vemje, burre komplet laskar. E me e forta se flet si shejtan budalla, dhe aq qa idiot saqe i beson verberisht marrezite qe nxjerr nga goja dhe shkeljet e ligjit qe behen nen drejtimin e ketij.

    E felliqi dhe nje krahine te tere. I vuri vulen Kim Mehmeti ketij kur i tha; Ministri flokebardhe por FAQEZI.

  6. Mose Sander,je Minisster dhe nuk te lejohet te flasesh si druvar.Shenjat e identitetit,jane te detyrueshme me ligj ,si per Policine,ashtu edhe per cdo institucion tjeter te shtetit.Ke deshire ti,apo shefi yt,ky eshste ligj.Ne rast se thua te kunderten,sic edhe po flet,atehere ti qenke nje Minister qe nuk njeh ligjet e shtetit,prandaj duhet t’i mesosh ligjet e pastaj,te merresh me zbatimin e tyre. E dyta:Shume police ishin te armatosur me automatike dhe i pa i gjithe populli.Ne qofte se ti nuk i paske pare,hapi syte mire,se nuk i ndiqke fare ,te pakten zbatimin e detyrave qe u ke dhene policise.Cdo gje tjeter qe thua ,eshte nje rrene me bisht,por nje rrene e nje ministri,nuk eshte e njellojte me rrenat e te tjereve.Shefi yt,gjithmone rren,dhe kete e din mire populli,por ai justifikohet dhe jua vesh juve te tjereve (zagare te tij) tegjitha rrenat e tij.Keshtu e pesoi Saimiri,Fatmiri,Ditmiri me shoke.Kur rte shikojme nje polic-ke thene ti,keni pare fytyren time.Dhe e vertetove me keta police te armatosur dhe me automatike (qe me ligj,per protesta te tilla,apo per te ndihmuar shembjen e ndertime te ndryshme,nuk ilejohet t’i mbajne),si dhe pa shenjat identifikuese,qe treguan fytyren (surratin-thote populli) tende.

  7. E gjithe kjo o Cub (me 10 police bodyguard pas)eshte nje çmenduri e vertete,si i vonuar ne jete,si i deshtuar dhe i ardhur nga nje krahine me njererz te fiksuar,do te dale jo mire !Ato çizme ne fytyrat e brinjet e studenteve nuk do te harrohen kollaj !Do ti tregojne para fytyres tende prej zverdhacaku,do te peshtyje shume here ne fytyre,ne koke e ne varrin tend plot krimba, kufome !
    O legen shurranjos ben te fortin sot ?!Cyt policine dhe bandat e hashashit dje e sot nen uniforme drejt dhunes,paligjshmerise ?Do ta pesojne……..,pergjegjesia eshte individuale maskara !Nese me ngacmon gjithe jeten do merrem me ty,po,po,kjo eshte motoja e qytetarit qe nuk e kthen faqen !Do marresh viktima pas,dhe lus zotin qe pas cdo shpulle,grushti,akti barbar e ç’njerzor te bandes me uniforme qe keni stimuluar dhe e stimuloni,njerzit te vijne te ju……,me qetesi dhe te hedhin me shiringe kafshesh,hale ne balle,koke apo ndonje familjari tendin,ç’te jete !Ka nje histori ne Tropoje per Ndrecen e Mirdites,pyet dhe do ta mesosh se çfare mori ne kembim te asaj qe bente,si ti sillej,si i forte e pervers!Je i dhjere,e me prostate o plehre,u zhduke nga data 10 mars e dole ne gjysmen e prillit u bere i gjalle,trim ti,hahahahahahahaha !Te fortit ne Tirane,Vlore,Durres,Elbasan te shkerrdhejne fisin cdo dite e ha mut ti,plehre !

  8. Ore zorraxhi, o skuth, o vemje… Njeri qe ndryshove edhe mbiemrin kur te bene minister: nga lleshi ne lleshaj…..edhe nje here qe emeruan nje katolik me qeveri, e dhjeve… Por i lumte dora atij enver hoxhes qe iu vuri ne rresht per 1, se paskeni qene race e pabese ju mirditoret… Ben gangsterin duke rrahur studente me libra ne dore… Palaco, i paburre,…. Mjafton te te shohesh dhe e kupton se cfare njeriu i frustruar dhe sa vrer mban perbrenda!!!

  9. Kostumin ia qepi me artikullin e tije profesor’ GJekmarkaj,,,,,sepse e njohu, e pa se si tjetersohet njeriu kur joshet me pozite, por e pa dhe sa larg ka rreshkitur nga jeta qytetare e shoqerore. Keshtu qe, me lepires e tradhetare te idealit, qe na paskesh pasur, sot, del ne krah te bijeve e isheve te pushtetit te kuqaleve, e keshtu ky person nuk ka asnje karat njerezor qe te na oratirizoje aresyet, apo mos aresyet e veprimit te policise, kur dihet, qe ky eshte ministri, e ky e me urdher te tije behen veprimet e policise se politizuar. Per opinionin njerezor, ky LLesh servisi i diktatorit Rama, nuk ka ndryshim nga banditet e diskretituar te ketij pushteti mafioz.

  10. Ore me gith men e ka ky. Po kur policia nuk mbron dot veten nga shantazhi si do mbroje te tjeret? Keta o jane idiot ose na marrin ne per te tille. Kur se ben dot nje pune eshte mire te ikesh e tia lesh dikujt tjeter, sander leshi ne raston me te mire je I paafte (po kjo prape nuk te mbron nga pergjegjesia penal qe ke kthyer nje ligj). Shteti ka ligje qe Jane mesoj per te gjithe. Ndryshe eshte republike bananesh.

  11. Gjenerali Xhenghis Khanas I horrit Edvin,qe me hordhite e tij mongole shqeu krijesen e shenjte me emrin Teater!
    I strukur ne bunkerin e rilindur qe ndodhet disa metra nga sheshi I tempullit te rrenuar,ky barbaru damkos me kete akt perjete!
    Duhet me ia kujtu ketij skuthi nje thenie te vjeter mirditore:” Kur vjen puna per me vdeke,qeveri e ligj jam vete!”………

  12. Meta më vuri në dijeni javën e parë…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika

  13. Ore kar sapo bere autogol . Policia hoqi numrat se ka frike se kercenohet. Pra policia shtetit eshte aq pa bole saqe dhe 10 aktor i ka frik. Imagjino cfar ben Shullazi me shok , ju ve rresht per 1 !

  14. Lleshi , ne gjithe tragen e tij te lene pas ne zvarritjen e tij prej kermilli deri tani ka lenen pas gjurmet e tij ; ne ushtri do mbahet mend si ushtaraku qe shkaterroi institucionet e edukimit ushtarak , si ushtaraku qe duke mbajtur ne xhep graden e Gjeneralit pranoi te marre portofolin e ministrit , dule shkelur kushtetuten mbi te cilen ishte betuar si ushtarak , si minister do mbahet mend si mostra qe dhunoi protestuesit me helme kimike , qe dhunoi artistet me arme dhe me shkopinj metalik etj .Si njeri publik nuk do doja ta krahasoja se eshte me shume se i rende krahasimi qe me vjen ne mend , por do ti lutesha qe , surratin e tij me te gjitha gjynafet qe ka Policija jone , te mos e njehsoje me policnë , se e them shume sinqerisht, surrati i Lleshit e ben pis fytyren e Policise se Shtetit.

  15. Me llogjiken e ketij edhe Lleshi do duhej te dilte i maskuar e anonim nga frika e represioneve! Shkelin per dite ligjin duke u tallur me njerezit. T’ja thote dikush ketij surrat depresivit se policia nuk po arrestonte grupe kriminale me rrezikshmeri te larte, por djem e vajza e qytetare te thjeshte. Pfff ku ka mberrit puna, duhet te degjojme rregullisht marrezite e Lleshrave, Veliajve, Ballrave etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *