• |
ide | kryesore

Shembja e Teatrit, Sandër Lleshaj e pranon: Dhuna është monopol i shtetit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni “Java” duke folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit tek protestuesit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Lleshaj tha se punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qyetetarë që shkelin ligjin. Madje Lleshaj ka shkuar deri aty saqë shprehet se dhunë është një dobi publike.

“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat,“-tha Lleshaj.

Teatri u shemb më 17 maj. Qytetarët u ngritën në protesta duke shprehur edhe revoltën e tyre për vendimin e Bashkisë së Tiranës. Ata tentuan disa herë që të çanin kordonin e Policisë duke bërë që të kishte përplasje mes “bluve” dhe qytetarëve.



22 Comments

  1. Qeneral ku i ke ushtaret…!?
    Taktikat ushtarake duhet t’i perdoresh kunder armikut(ne se kemi nji te tille),dhe jo kunder popullit tend.
    Trimat tuaj ishin te armatosur mire perballe demostruesve te armatosur me telefone celulare.
    Je i pafytyre,njollose figuren e ushtarakut dhe graden tende.
    Vetem POPULLI asht monopoli i shtetit dhe anasjelltas.JO DHUNA.

  2. “Nese shkel ligjin duhet te jesh gati per pasojat” thote Lleshi.
    O te qifsha robt ca mut burri je ti se minister muti je qe je.Po ti qe i nxorre policet ne SHKELJE LIGJI , PA NUMRA, PA EMRA, RENEA ne aksion etj etj, ti gjithashtu duhet te presesh pasojat, BURGUN.

    Po kush, SKAPAKU ta beje?

    Lleshi=Kokrra legenit

  3. Joooo. .Eshte monopol ose me sakte tipar dallues i injorances dobsise ligsise pafuqise per te qene njeri… dhe fetarisht eshte..mallkim…

  4. Pak burra të mirë…
    Sokol Bregu
    Ngulite në mëndje këtë gjeneral. Po do të rrahesh dhe dhunosh dora top tu bëftë, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ka aq krim sa nuk e imagjinon dot. Këtë të thotë edhe Prokurori i Përgjithshëm në raportin vjetor. Lexoje mirë. Po policët e tu atje djersisin.

    Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto, gjeneral për gjeneral po zgjedh. Sa të përbashkëta ke ti me të, e kupton vetë. Po ta luftoje krimin sa ai, vetëm atëherë do zgjidhja tënden. Po ta doja atdheun sa ai, padyshim që do zgjidhja tënden. Unë jam ithtar i tij, se ai mësoi Falconen në rrugën e pakompromis ndaj krimit. Këta janë burra të besës që ja vlen ti shohësh në fytyrën e dikujt. Këta janë burra për frymëzim. Nuk u fshehën kurrë pas dickaje, si ti pas teatrit.

    Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme. Kurrë në punën time prej 24 vitesh nuk kam parë një protestë ku ka të rinj me libra në dorë, artistë që ja vlen ti shohësh gjithë jetën në ekran, kolegë të mi gazetarë. Këta që ti i quan policë, i dhunuan, dhe ti do që nesër tek çdo polic të shohin fytyrën tënde. Po gabon rëndë gjeneral, ose dikush që përdor rrjetin tënd social, po tallet me ty. Policët nuk rrahin gra, as fëmijë. Policët që njoh unë, jo ata që stërvit ti.

    Kam humbur shumë miq në luftë kundër krimit. Fytyrën e tyre dua ta shoh sërish në polici, të Arben zylyftarit, të Gani Malushit, të Artan Cukut e të tjerëve. Kanë qenë miq të mi personalë dhe e di që kurrë në jetën e tyre nuk kanë rrahur gra, artistë dhe gazetarë. Këta janë burra të besës dhe të policisë gjeneral, jo gjeneratën që po prodhon ti. Nuk e ke idenë sa vite pas po na kthen. Sjelljen tënde në polici nuk mund ta krahasoj me kohën kur drejtonte Sokol Olldashi apo Ilir Gjoni, sepse ata ishin gazetarë dhe tentuan dhe futën frymën në trupën policore për të respektuar të drejtën e cdo kujt. Po ti je larg shumë paraardhësve të tu. Saimir Tahiri u përballë me shumë protesta dhe nxorri vajza në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë. Askush nuk u prek. Fatmir Xhafajt i bllokuan derën për të mos lejuar të fillojë nga puna, askush nuk u prek. Kurse ti jo vetëm që nuk kërkon falje po pretendon që të shohim fytyrën tënde kudo. Kujt i thua mjeranë? E vështirë për ty të shfletosh Hugoin, jo më të njohësh Zhavierin. Je larg…

    Pak ditë pasi ishte cliruar Kosova isha aty për nje reportazh. Dy djem të rinj ziheshin mes tyre. Një I moshuar u afrua i kapi prej duarsh, e u tha. A doni me u rrah? Ja kufiri. Aty është shkjau, ik e bjeri sa tu dhëmbi dora.

    Ngulite në mëndje këtë gjeneral. Po do të rrahesh dhe dhunosh dora top tu bëftë, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ka aq krim sa nuk e imagjinon dot. Këtë të thotë edhe Prokurori i Përgjithshëm në raportin vjetor. Lexoje mirë. Po policët e tu atje djersisin. Por edhe ti si gjithë të tjerët e ke një zgjidhje, “Renea”, pa atë edhe ti do kishe frikë të dilje dhe nga zyra. Por Renea është e të gjithëve Gjeneral, të tutë janë vetëm këta para teatrit. Mblidhi duart gjeneral, se druri nuk është për femrat qoftë dhe protestuese, nuk është as për artistë dhe nuk është as për gazetarë. Unë nuk mendoj si ty, që gjoja respektove ligjin, unë mendoj që nesër më ka ardhur rradha për tu dhunuar nga policët e tu, jo të mitë. Unë besoj fort në Zot, por faqen tjetër skam për të ta kthyer kurrë.

    Historia jote më kujton filmin Gladiatori. Ushtari qe u bë komandant, komandanti që u bë Gjeneral, gjenerali që u bë Perandor, Perandori që u bë skllav, skllavi që u bë Gladiator, Gladiatori që u bë Hero, Heroi që u bë Legjendë. Dhe legjenda ime është Dalla Chiesa dhe jo ti. Ty rregjisori ti preu aktet tek skllavi se mendoi që nuk ja vlen të shkosh më tej, ndaj bëji një nder çdo kujt mos dhuno më femra se është turp…Bëhu një skllav i lirë të paktën…

    Thonë që je besimtar, ndaj shpresoj ti thuash jo shefit tënd për të legalizuar hashashin në vend. Droga është vepër e djallit, vendimi është i yti. Kjo është sprova jote e fundit për të mos qenë kapter i përjetshëm.

  5. Sander,qe je militant,e deklarove qe ne prezantimin e pare,por qe qenke injorant,keto po e tregon ne cdo veprim dhe fjale ,qe thua.Ne cdo proteste,ndalohet me ligj,perdorimi i forces.Por nese Policine e sulmojne,vetem atehere,per t’u vetembrojtur,mund te perdore edhe forcen,por….te moderuar.Keshtu thone ligjet,ne te gjithe boten,por edhe ne Shqiperi,more malok injorant.

  6. Thuajini qe nuk eshte me ne ushtri po ne policine e shtetit.Ne vendet demokratike polici eshte pjese komunitetit e ai reagon ne menyre proporcionale.Policia e ktij leshkos terhiqte e trembte grate.Fare injoranti

  7. O injorant. O cop mishi me dy sy. O I trash. O pall. O horr. O i pështirë. O skuth. U zhdukshi përgjithmonë, ti dhe rraca jote e ndyre e rivjedhjes.

  8. Jam kurioz a do guxonte ky me ushtru dhune sikur ne shesh te ishin 100’000 apo 200’000 Persona?
    Nuk ma do mendja te jet kaq “trim”.
    e gjitha eshte ceshtje numrash

  9. Meta më vuri në dijeni javën e parë…”/ Habit Basha: As unë s’e kam marrë platformën me 14 pika,rendi kushtetues mbrohet duke perdorur dhe forcen si ne rastin e alfredit qe I bien pantallonat dhe na ben si viktime

  10. O gjeneral, forca esht monopol i shtetit jo dhuna! Po ske faj se injorant e despot si ju nuk ka par historia e Shqiperis. Por nuk ka gje se keni ok e ambasades!

  11. Një ditë pas thirrjes së SHBA-së, opozita letër Gjiknurit dhe Hajdarit: Ejani takohemi të hënën për ‘Zgjedhoren’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *