• |
ide | kryesore

Studimi/ Hidroksiklorokina rrit rrezikun e vdekjes te pacientët me COVID-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Hidroksiklorokina një ilaç për trajtimin e malaries, të cilën presidenti amerikan Donald Trump thotë se po e përdor për t’u mbrojtur nga COVID-19, rrit rrezikut e vdekjes së pacientëve me koronavirus.

Ky është rezultati i një studimi të botuar në revistën mjekësore “Lancet”. Studimi i cili vëzhgoi mbi 96 mijë pacientë të shtruar në spital me COVID-19, tregoi se ata që trajtoheshin me ilaçin, apo me klorokinën një ilaç i lidhur ngushtë me të, kishin rrezik më të lartë vdekjeje krahasuar me ata që nuk e kishin marrë këtë ilaç.


Kërkesa për hidroksiklorokinë, një ilaç të miratuar dekada më parë, u rrit pasi Presidenti Trump reklamoi përdorimin e tij për trajtimin e koronavirusi në fillim të muajit prill. Në fillim të kësaj jave, ai bëri një deklaratë befasuese kur tha se po e merrte vetë ilaçin me qëllimin për të parandaluar infektimin nga COVID-19.

Autorët e studimit të botuar në revistën “Lancet” sugjeruan që ilaçi të mos përdoret për të trajtuar pacientët me COVID-19 përveçse në rastet kur ata janë pjesë e provave klinike, derisa të ketë rezultate në dispozicion që konfirmojnë sigurinë dhe efikasitetin e këtyre ilaçeve për pacientët me COVID-19. Autorët e studimit thanë se ata nuk mund ta konfirmojnë nëse marrja e ilaçit sjell ndonjë përfitim për pacientët me koronavirus.

Javë më parë zoti Trump e reklamoi ilaçin si një trajtim të mundshëm bazuar në të dhëna pozitive në lidhje me përdorimin e tij kundër virusit, por studime pasuese dolën në përfundimin se ilaçi nuk ishte i dobishëm. Në muajin prill administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një paralajmërim rreth rrezikut që paraqet përdorimi i tij./VOA

1 Comment

  1. Ky ilaç përdoret prej më shumë se 30 vjet kundër malarjes!

    Përdoret në mënyrë preventive që do të thotë që pihet kur nuk ke gjë që të ulësh mundësinë që të sëmuresh!

    Tani, vetëm sepse kushton pakë mund tu kthej lirinë njerzve i bëhet propagandë negativisht!

    Ju të lapsit mbaheni dhe si luftëtarë të lirisë! Kur vjen puna për lajmet ndërkombëtare jeni komplet mainstream!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu