• |
ide | kryesore

“Të masakron edhe për një fitore në ndeshje kontrolli”: Emre Can kujton Cristiano Ronaldon

-Instant, Sport



Eksperienca e tij tek Juventus nuk shkoi si e priste. Pasi e kërkoi prej muajsh, Zonja e Vjetër e harroi shpejt Emre Can. Gjermani nuk bindi në fakt asnjëherë, për të justifikuar pagën e rëndë me të cilin bardhezinjtë e bindën të mos rinovonte me Liverpool e për të mbërritur në Torino me parametër zero.

CRISTIANO – E natyrshme që kujtimet e mesfushorit të jenë të hidhura, sidomos kur flitet për Sarrin. Si kompensim, sic dëshmon intervista e dhënë për Bild, Emre Can mban në zemër muajt e kaluar me Cristiano Ronaldon. Ai e portugezi mbërritën njëkohësisht tek Juventus e kështu Can e jetoi impaktin e jashtëzakonshëm të pesë herë Topit të Artë tek bardhezinjtë. Sidomos në aspektin e mentalitetit. “Cristiano është një lider, një fitues. Edhe në ndeshje kontrolli në stërvitje të tërheq zvarrë. Nëse humbet mbetet me humor të keq. Nëse fiton, përkundrazi, është i lumtur e nuk humb rastin për të ngacmuar humbësit e ti bëjë që ti rëndojë”.

BORUSSIA – Pavarësisht një raporti të mirë me yllin e skuadrës, shitja tek Borussia Dortmund për Emre Can ishte një lloj clirimi. Një divorc i lajmëruar, sepse Emre Can donte të ishte protagonist e në Torino pikërisht nuk po arrinte. E kështu iu desh të bënte një zgjedhje të rëndësishme, mes një rroge më të lartë e mundësisë për tu kthyer në vëmendje, duke zgjedhur verdhezinjtë. “Erdha këtu sepse dua të fitoj kampionatin. Ambjenti e atmosfera është perfekte e më kujton shumë atë tek Liverpool. Nuk është rastësi që të dy klubet e tifozeritë duan të njëjtin person, Klopp”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *