• |
ide | kryesore

Tifozi simbol i Spanjës dhe tamburi i tij i pandarë nga 1979: “Jam i detyruar ta shes”

-Instant, Sport



Koronavirus ka gjunjëzuar edhe Spanjën e tifozin simbol të Roja Manolo (“El bombo de Espagna”). Manuel Caceres Artesero, 71 vjecar, e ndjek kombëtaren iberike kudo nga 1979, por tani është i detyruar të shesë tamburin e tij po aq të famshëm sa ai vetë. 71 vjecari e ka tamburin mikun e tij të pandarë prej 41 vjetësh, me të cilin nxit tifozët të mbështesin Spanjën gjatë ndeshjeve. “Në të kaluarën kam marrë më shumë se një ofertë për instrumentin tim, por gjithnjë jam përgjigjur se nuk do ta shisja për asgjë në botë. Tani mund të jem i detyruar ta bëj…”, pranon Manolo, gati 400 ‘prezenca’ me Kombëtaren spanjolle e tifoz i madh i Valencia.

Katër tamburë kanë një vlerë të vecantë në sytë e tij: ato të Europianit 2008 e 2012 e ai i Botërorit 2010, të gjithë të fituar nga Spanja. Pastaj është edhe ai që iu vodh gjatë një ndeshje miqësore mes Spanjës e Kolombisë, në Murcia. “Shtypi i gjithë botës u mobilizua, të gjithë kërkonin tamburin tim. Në fund u gjet nga ushtarët në Madrid”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *