• |
ide | kryesore

Valë e dytë e Covid në vjeshtë/ Epidemiologu tregon skenarët për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Paralajmërimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përmes Drejtorit Rajonal Hans Kluge se një valë e dytë e koronavirusit akoma më e fortë se e para do të godasë Europën në dimër është një nga skenarët që epidemiologët mendojnë se mund të prekë dhe Shqipërinë.

Ilir Alimehmeti analizon masat e marra nga qeveria gjatë pranverës dhe sjell në vëmendje një studim të Universitetit të Harvardit.

“Sa më të rrepta të jenë masat aq më pak përqindje e popullatës kalon virusin dhe krijon antitrupa. Që do të thotë se përqindja e popullatës së ndjeshme në shtator, tetor, nëntor do të jetë pak a shumë e njëjtë si përqindja e popullatës në mars se nuk lejuam shpërndarjen e virusit. Disa shtete që e kanë lejuar deri diku duke pasur përqindje më të ulët në vjeshte do të kenë më pak raste dhe më pak mbingarkese spitalore se çelësi është mbingarkesa spitalore.

Ne deri më sot e kemi pas spitalin kurrë më shumë se 10%. Që do të thotë kemi pas mundësi për lehtësim masash. Pse e ka përmendur këtë masë? Se është mundësia me e keqe. Që vala e vjeshtës të jetë me e ashpër se e pranverës sepse mbivendoset me viroza të tjera”.

Ndërkohë epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se dhe 2 skenarë të tjerë më të butë, parashikuar nga Universiteti i Minesotës.

“Le ta marrim si puna e tërmetit. Kjo është vala e madhe dhe do të ketë valë pasgoditëse gjithnjë e më të vogla dhe zgjasin me vite. Është një mundësi tjetër. Ka dhe një mundësi tjetër të tretë e cila mund të shfaqi një valë tjetër në vjeshtë, më të butë dhe pastaj vazhdon me valë pasgoditëse më të buta”.

Kjo periudhë sipas Alimehmetit duhet ti shërbejë autoriteteve shëndetësore për të marrë masa për të përballuar çdo situatë në shtator apo tetor.

“Prandaj na duhen testet në popullatë. Të kuptojmë sa përqind e popullatës sot e ka virusin apo ka antitrupa. Të kuptojmë sa e rëndë ishte kjo sëmundje tek ne dhe e dyta të bëjmë gati shërbimet spitalore në rast se kjo valë përsëritet më e lartë.” /abcnews.al



3 Comments

  1. “Le ta marrim si puna e tërmetit. Kjo është vala e madhe dhe do të ketë valë pasgoditëse gjithnjë e më të vogla dhe zgjasin me vite. …”

    Jo more, cfare perrallash te tjera do na thuash? Degjon gënjeshtrat e OBSH dhe i hedh këtej?! Ku janë viktimat e panumërta te virusit të “valës” së parë?? Boll më me mashtrime!

    1. Nderkohe qe virologu numer 1 ne bote dr raout, thote qe dallga 2te eshte delir mediatik.
      Shkurt, shtojme dhe Ilirin ne listen e gjate te rrotave te ka*it qe kemi mes nesh.

  2. Po ku piet Partija jone Heroinike per viruse imperialiste!!!!!
    Ajo ua ka treguar vendin te gjithe armiqve o-qe ka bota dhe qendron sipatrembur si shkemb graniti maje Surrelit!
    Ndaj padishim qe edhe ki virus do ta thieje qafen kur te vije heren e dite ne Çshqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *