• |
ide | kryesore

Zbardhet drafti me 14 pika që Ilir Meta iu prezantoi ambasadorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet drafti i propozuar ambasadorëve nga Presidenti i Republikës Ilir Meta një ditë më parë. Draftin me 14 pika ditën e djeshme Kreu i Shtetit ua ka prezantuar ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe ambasadorit Luigi Soreca.

Reforma zgjedhore, KED, paketa anti shpifje etj, janë disa nga çështjet që preken në draftin e Presidentit e përgatitur para shembjes së Teatrit Kombëtar.

Meta kërkon që Këshilli Politik të jetë fuqiplotë në vendimmarrje dhe që partitë të përfundojnë Reformën Zgjedhore sipas rekomandime-ve të ODIHR.

Në draft thuhet që KED duhet të vazhdojë funksionimin duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit, ndërkohë që Presidenti Meta kërkon që kreu i KED të largohet nga detyra. Po kështu Meta, kërkon që Parlamenti të tërhiqet nga Paketa ‘Anti-shpifje’ dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

DRAFTI I PLOTË
1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.



7 Comments

  1. dmth

    po kerkon te zbatohet ligji

    rama po thote sime do trapi mua – ta prish sic prisha teatrin

    ku ka arrit puna

    te detyrohet kryetari i qeverise te zbatoje igjin sepse nuki do trapi

  2. 1 BENI NDRYSHIM TE SISTEMIT ZGJEDHOR ZGJEDHOR
    2 VOTIM DHE NUMERIM ELEKTRONIK
    3 HIQINI TE GJITHE PROKURORET DHE GJYQTARET SEPSE JANE TE GJITHE DERI NE FYT ME KURVELLIQE DHE ZEVENDESOJINI ME TE SAPODIPLLOMUAR .
    4 ZBATONI LIGJIN DHE DENONI ME LIGJ ATA QE KANE VJEDH . LARGOJINI DHE DENONI TE GJITHE ATA POLITIKANE QE NA SOLLEN NE KETE GJENDJE ,
    5 ZGJEDHJE TE REJA NE PRANVERE

  3. Pordhe me rigon o Meta u duk zotesia jote kur aprovove kodin penale , Prandaje leri pallavrat , le b…. shpernda parlamentin ate beje , te tjerat Jane pordhe me rigon

  4. Shkurt dhe saktë, SHBA bënë të qartë se reformat nuk janë një mundësi e artë për të bërë pazare dhe lojëra.

    Të gjitha këto reagime brenda më pak se 24 orësh vijnë në një kohë kur Ilir Meta duket se nuk ka hequr dorë nga ‘fiksimi’ për ta prekur me çdo kusht reformën në drejtësi. Duke menduar se halli i tij është edhe i të tjerëve, presidenti po tenton me përpjekjet e veta për ta rrëzuar atë.

  5. ky njeri ka bere cdo gje c’eshte e mundur per ta bllokuar, frenuar e tani dhe ndryshuar reformen ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *