• |
ide | kryesore

Anullohet turi i Tove Lo, këngëtares që performon topless

Paparazzi, Slider



Fansat e Tove Lo duhet të presin akoma edhe për pak. Ylli i pop-it suedez duhet të performonte për herë të parë në Itali në 7 korrik por i gjithë turneu i saj është anuluar për shkak të koronavirusit. Me katër albume dhe turne ndërkombëtare, Tove Lo është bërë e famshme për performacat e saj provokuese, ku shpesh herë këndon me gjoksin zbuluar.Ebba Tove Elsa Nilsson, emri i artit të së cilës është Tove Lo, ka lindur në Stocholm dhe prej disa vitesh është bërë e njohur në skenat ndërkombëtare. Me muzikën e saj pop që ajo këndon ka bërë për vete publikun e shumë Vendeve, duke arritur famën, e cila është shtuar edhe pas performancës së saj provokuese topless gjatë koncerteve.

Nga Coachella tek Glanstonbury, deri tek turnetë e saj personale, të cilat karakterizohen nga show i saj, Tove Lo është e veçantë në spektaklet që ajo bën.
Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë yje të ndërpresin performancat e tyre dhe koncertet e planifikuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *