• |
ide | kryesore

Doli të mblidhte bimë medicinale, i riu humbet në malin e Korabit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një 18 vjeçar nga fshati Dypjakë i Dibrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej 5 ditësh. I riu ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale që do t’i shiste për të siguruar të ardhura ekonomike. Por ai nuk është rikthyer në banesë duke shqetësuar familjarët. Ata kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e Ardian Palit, ndërsa kanë nisur edhe vetë kërkimet.

I riu mendohet të ketë qenë duke mbledhur lule në nga ana e Maqedonisë së Veriut në vendin e quajtur “Përroi i thellë ” afër Rekës së Epërme, Tanushë.


Familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu