• |
ide | kryesore

“Friendzone” do të jetë emisioni më i ri në kanalin e Abc News

Paparazzi, Slider



Pas karantinës, duket se televizioni “Abc News” po vjen me surpriza për publikun shqiptar.
Drejtuesit e televizionit duket se kanë menduar diçka edhe për muajt e verës.

Shumë shpejt do të nisë transmetimin një emision i ri i titulluar “Friendzone”.
Ky program do të prezantohet nga dyshja Liesa Haxhiasllani dhe Ardit Murataj.

Ende nuk është treguar se për çfarë bëhet fjalë apo në cilën datë do të nisë transmetimin ky program, megjithatë mbetet të presim për të tjera informacione.
Në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, personazhe të njohur të showbiz-it kanë realizuar një video duke njoftuar për “Friendzone” që do të vijë së shpejti në çdo ekran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *