• |
ide | kryesore

Haaland në Torino do të zëvendësojë CR7: Juventus ka planin gati

-Instant, Sport



Juventus, nuk është një mister, është në kërkim të një sulmuesi që të marrë vendin e Higuain. Në majën e listës së dëshirave janë Milik e Icardi, por, nën rrogoz, Paratici ëndërron një goditje të madhe surprizë. Ndoshta jo menjëherë, por për të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për Erling Haaland, fenomeni i ri që mbërriti në janar tek Borussia Dortmund e protagonist i një sezoni spektakolar.

Është ai lojtari i përzgjedhur si njeriu i duhur për tu përgatitur për epokën post-Cristiano Ronaldo, kontrata e të cilit skadon në qershor 2022. Në planin bardhezi, Milik duhet të mbërrijë menjëherë për të marrë vendin e argjentinasit në largim, pastaj në verën e 2021 all-in mbi sulmuesin norvegjez.

Një operacion jo i pamundur duke qenë se Haaland mund të lirohet me “vetëm” 75 milionë euro të parashikuara nga klauzola me Dortmund. Për të bindur sulmuesin do të nevojitet një pagesë me dy shifra, por duhet lëvizur në kohë sepse në gjurmët e ish-sulmuesit të Salzburg është edhe Real Madrid, që mund të djegë kohët duke u prezantuar në Gjermani me 100 milionë euro. Shifra, këto, të gjitha për tu marrë në analizë duke parë krizën e rëndë ekonomike të përgjithshme të lidhur me koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *