• |
ide | kryesore

Koncensioni në Porto Romano, PD përshëndet vendimin e Metës: Ligji i shërben oligarkëve të Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në parlament “koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës”.

Në një deklaratë zyrtare, PD thotë se vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.


Sipas PD, ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, “hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.

Në mbyllje thuhet se Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

4 Comments

  1. Nje gabim me teper pasoja n q se jepet ky koncesion, ku pergjegjesine kryesore e mban ministria perkatese.
    Mjaft me keto maskaralliqe. Shteti nuk mund ti fali cdo oligarku çfaredo qe kerkon.
    Ku eshte premtimi i Rames para pak kohesh, ku ai vet deklaroj : – do çlirojme portin e Durresit nga tre familje qe e kane marre peng ….! Me sa duket e çliron nga njera ane dhe e pushton nga ana tjeter me oligarket

  2. Edhe ne kohen e Enverit portet kishin me shume organizim. Ketu portet vazhdojne drejtohen nga militant qe nuk dine ca eshte deti . Nuk po them per portin e Genoas apo Pireut qe jane gjigand me teper fitime, por po marr shembull portin e Maltes se vogel nga ky shteti nxjerr fitime marramendes, nga qe operojne shume kompani te njohura boterore.
    Fusha detare kerkon ministri me vete.
    Edhe nje shkoll detare qe kishte ne Vlore , e shkaterroj shteti per ti dhene tendera oligarkeve

  3. Karantina apo ndoshta mosha e thyer, ende nuk e dime, po japin efekte te pakthyeshme te Sali Berisha. Pasditen e sotme ai publikoi një lajm, nga ato te qytetarit dixhital qe shpesh e nxjerrim bllof, sikur kunati i kryebashkiakut i Erion Veliaj kishte bërë dasmë në kalanë e Arbanës. Por, nuk kaloi shume dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkeshortja e tij eshte vajze e vetme.

    Gjithsesi, lajthitja e Berishes mbeti. Nuk dihet nese dikush tallet me doktorin në këtë moshë, por kjo nuk është hera e parë që ai bëhet përhapës i fake neës nga faqja e tij në FB. Ka dhe nga ata që thonë se në fakt, me këtë goditje “alla kunatçte” Berisha ka dashur të godasë Lulzim Bashen sepse pikërisht kunati i tij quhet Erion. Të jetë kjo vallë arsyeja e lajthitjes së doktorit këtë pasdite maji?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu