• |
ide | kryesore

Mbante me vete një armë të padeklaruar: ndalohet nga policia gruaja e Kolasinac

-Instant, Sport, Video



Gati një vit pas ngjarjes, tentativa e grabitjes ndaj Mesut Özil e Sead Kolasinac vazhdon të ketë efekte kolaterale në jetën e dy lojtarëve. Ishte korrik i 2019 kur dy futbollistët e Arsenal u kërcënuan me pistoleta e thika në qendër të Londrës që ti dorëzonin grabitësve orët e tyre të shtrenjta. E vetëm kapaciteti i reagimit të boshnjakut bëri që keqbërësit të iknin pa marrë asgjë. Tani, pikërisht për pasojat e atij agresioni, gruaja e Kolasinac rrezikoi të përfundonte në burg. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, Bella Kolasinac është mbajtur nga policia në aeroport se kishte sjellë në Mbretërinë e Bashkuar një armë.

Gruaja e mbrojtësit, shpegon tabloidi, pas episodit të dhunës që pësoi bashkëshorti, është kthyer në Gjermani e ka blerë një taser, me lejen e dhënë nga autoritetet gjermane për ta mbajtur gjithnjë me vete. Por normat aeroportuale britanike e konsiderojnë ilegale futjen e një pistolete elektrike në Mbretërinë e Bashkuar pa sinjalizuar më parë. E kështu, kur ajo mbërriti në aeroportin e Biggin Hill, 27 vjecarja është ndaluar nga policia doganore.

Ngjarjen e ka shpjeguar përmes një komunikate një zëdhënës i Kolasinac. “Ka qenë gjithcka një keqkuptim i madh. Taseri ishte në valixhen e saj e nuk kishte as bateri. Bella është në gjendje të tregojë se i ka dërguar mail kompanisë ajrore për të qenë e sigurtë se mund ta mbante në Mbretërinë e Bashkuar. Fatkeqësisht, kur mori përgjigjen, që i shpjegonte se nuk lejohej, ajo ishte në avion me telefonin të fikur”. Arsenal ndërkohë del jashtë kësaj cështje. Klubi londinez, shpjegon Sun, nuk ka dashur të merret me ngjarjen. “Është cështje personale, klubi nuk do të japë komente”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *