• |
ide | kryesore

Ndërtoi pa leje, gjobitet me 2.5 mln lekë resorti në Himarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjobitet një resort që ndërtoi pa leje dhe hidhte mbeturina e inerte në plazh në zonën e Drymadës, Himarë.

Ka qenë Policia e Himarës në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT) ata që e kanë marrë këtë masë kundrejt resortit.

Objekti në pronësi të shtetasit A.K, ka ndërhyrë edhe duke rindërtuar me dërrasa një objekt në plazh, pa leje nga autoritetet.

“Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, shtetasit A.K., për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Ndërtim pa leje” – njofton policia.

Po ashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektin me masë administrative – gjobë 2.500.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për kundravajtjen, IKMT nisi procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.



5 Comments

  1. Karantina apo ndoshta mosha e thyer, ende nuk e dime, po japin efekte te pakthyeshme te Sali Berisha. Pasditen e sotme ai publikoi një lajm, nga ato te qytetarit dixhital qe shpesh e nxjerrim bllof, sikur kunati i kryebashkiakut i Erion Veliaj kishte bërë dasmë në kalanë e Arbanës. Por, nuk kaloi shume dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkeshortja e tij eshte vajze e vetme.

    Gjithsesi, lajthitja e Berishes mbeti. Nuk dihet nese dikush tallet me doktorin në këtë moshë, por kjo nuk është hera e parë që ai bëhet përhapës i fake neës nga faqja e tij në FB. Ka dhe nga ata që thonë se në fakt, me këtë goditje “alla kunatçte” Berisha ka dashur të godasë Lulzim Bashen sepse pikërisht kunati i tij quhet Erion. Të jetë kjo vallë arsyeja e lajthitjes së doktorit këtë pasdite maji?

  2. Dortmundi fitoi dhe iu afrua Bayernit. Ju do thoni cfare lidhje ka me artikullin? Asnje, si puna e komenteve per kunatin e Veliajt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *