• |
ide | kryesore

Pipero kundër vendimit të Ramës: Fuqia e koronavirusit ka rënë, të hapen edhe fundjavat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, duke pohuar se intensiteti i virusit ka rwnw, propozon qw nw fund tw majit tw hapen edhe fundjavat.

Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve në News 24 ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët që vuajnë izolimin gjatë fundjavave si pasojë e COVID-19.

Ai thotë se “Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes”.

I pyetur pse zonat e kuqe po mbyllen në fundjavë, Pipero u shpreh: “Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.

Sa për zhvillimin e protestave, Pipero u shpreh se nëse do ketë shtim rastesh pas 10 apo 14 ditësh, tregon se pikërisht këto grumbullime janë bërë shkaktaret.

Ai këshilloi ndër të tjera: “Në raste grumbullimesh duhet të ruhet distanca sociale, duhet të mbajnë edhe maska”.



9 Comments

  1. Ca thua ti mor Mjek Pler ti as veteriner nuk je , te la ber Rama si lolo edhe ty moster te ka ber gjith Europa jan te lire qe nga 4 maji ne shqiperi dalin ca fshatar baktish deve japin mendime edhe bejne ligje per polullin popull dele popull legen ska fai jua ber mir Pipero i dhier me Rama mostren

  2. Paske pjerdh o toktor Piperi, njeher thua maskat nuk na mbrojn , heres tjeter mbani distanc dhe maska, apo keshillat e tuaj jane si te jete moti. Ik o palle se depresuat popullin hap- mbyll, fol me ramsesin ,prishni cfare keni plan me prish dhe na hapni rrugen se na moret frymen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *