• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, opozita kërkon takim ditën e hënë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partitë e koalicionit opozitar përmes një letre, kërkojnë takim me mazhorancën për të diskutuar lidhur me ecurinë e Reformës Zgjedhore. Letra mban firmën e përfaqësuesve të opozitës në tryezën e reformës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Opozita sugjeron datën 25 maj, e hënë, për mbledhjen e Këshillit Politik.

“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj. “- thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE.

Duke vënë në dukje përgjegjësinë edhe përpjekjet e qeverisë për të dështuar procesin, përfaqësuesit e opozitës theksojnë në letër vullnetin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike.”- shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Nga letra opozitës bie në sy se pavarësisht shumë takimeve mes palëve dhe shumë propozimeve, konsensusi është ende larg.

“Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete.” – thuhet në letrën e përfaqësuesve të opozitës, duke kërkuar takimin e grupit politik të hënën më 25 maj.



3 Comments

  1. Per pjekuri, si koment i nje idioti, IPAEMER, qe kerkon pjekje, kur vete eshte fare akoma nga sistemi i llogjikes.Kur nuk merr vesh nga levizjet politike, apo situata e saje, me komentin dukesh qe qenke poc balte, e qe je per suvenir ne ndonje particke kucke, se me kerkesat opozitare, e qendrimet do sido te pranueshme nda banditit Rama, duhet te kishe pak horizont per te pare erdhe rrugen qe duhet te ndjeke opozita e pushtuar, e sulmuar ne menyre barbare nga pinjollet si rraca e te pa emerave.Nese kritikohet Basha, eshte vonesa e platformes per popullin, e zhvillimin e ekonomise, e ndjekjen deri ne fund e denimi i hajduteve e narkotikeve rilindas, per kete, hajt tia themi, por me ate komet banal , e nje banali, nuk ka vlere fare edhe per ne komentuesit e tjere. E di, qe do te me ketesh pergjigje, me ate fjalor qe e ke nisur komentin, por ka edhe mbas atij , komenti akoma sqarime, qe mendja, e truri yt eshte vetem per ofendime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *