• |
ide | kryesore

Tjetër fundjavë në izolim, ndalohet edhe qarkullimi i makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edhe këtë fundjavë lëvizja do të jetë e kufizuar. Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Ndërsa të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Ndërsa të dielën të gjitha mbyllur.


Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, me përjashtim të atyre që do shkojnë në punë dhe me autorizim. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.

Si gjithmone ishte kryeministri Edi Rama i cili mbreme njoftoi rregullat e levizjes.

5 Comments

  1. Bejeni friend ne fb dhe merrni vesh oren se kur mund te hani buke dhe se kur do bini te flini. Te gjitha ato qe Rama ka vuajtur ne femijeri do i paguajne shqiptaret sot.

  2. Keshtu eshte kur njerezit votojne to drejtoi nje psikopat, Kaligula i koheve moderne. Sic duket hakmerret per protestat e teatrit, e ka kthyer ne forme burgosje izolimin per te ndeshkuar popullin. Le po ka vene per “Kryetare te Eksperteve ” ate surrat kukumjacken qe i zhduku kartelen e skizofrenise.

  3. E turpshme dhe kriminale, Italia kishte dje 164 te vdekur dhe nuk ka mbyllur sot vendin. Perse i hapi baret e restorantet per pese dite qe te mos paguaj fazen 3 sic po ben gjithe bota. Gjermania plus pagesave dhe financimeve pa kthim uli per nje vit tvsh nga 19% ne 7% tek ne vetem u spostuan me tre muaj pagesat. Do shihni deri ne fund vitit te pakten 120.000 te papune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu