• |
ide | kryesore

Tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 32 numri i të vdekurve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërron jetë në spitalin infektiv një 64-vjeçare e infektuar me Covid-19, vuante nga limfoma e trurit.

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.



1 Comment

  1. Ngushellime familjareve te te ndjeres. Por me ben pershtypje qe menjehere “Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.! A thua se e kane fajin qytetaret qe nuk i besojne me atij langaraqi bythqir qe zvarrit intelektuale naten ne oren 4 e 40 kur ndodhi dhe gjema e termetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *