• |
ide | kryesore

Video/ Bayern shuplakë Eintracht përpara sfidës titull: Hinteregger golashënuesi i ndeshjes

-Instant, F1, Sport, Video



Pasi u vu në presion nga Dortmund, Bayern Mynih është thirrur në cështje të reagojë, në përplasjen e Allianz Arena kundër Eintracht Frankfurt dhe e bën me një shuplakë bindëse, përpara përplasjes direkte me Borussian javën e ardhshme, në të cilën shkojnë me distancën e 4 pikëve.


Bavarezët e bëjnë të qartë me Goretzka që në minutën e 17 se kjo ndeshje do të ishte spektakolare. Lojari ktheu qetësinë në Mynih, ndërsa sigurinë e vendosi Thomas Muller. I asistuar nga Alphonso Davies, sulmuesi gjerman me një goditje me të majtën shënoi golin e dytë për bavarezët në minutën e 41′-të. Ndoshta pushimi mund të qartësonte idetë e Frankfurt, ose të paktën kështu shpresonte tekniku i Eintracht, por goditjen e mori sapo rifilloi lojë kur Robert Leëandoëski e çoi në 3 numrin e golave të Bayern Munich. Polaku kërceu mbi të gjithë në qendër të zonës, duke e dërguar topin me kokë nën traversë.

Pikërisht këtu, ndeshja bëhet e paparashikueshme sepse Martin Hinteregger vendosi të shënojë dy gola në tri minuta për Eintracht Frankfurt duke ngushtuar diferencën me bavarezën në 3-2. Një goditje e fortë, që Bayern nuk e priste, për më tepër të dënohej kështu nga një mbrojtës. Bavarezët nuk janë nga ata që dorëzohen në vështirësinë e parë dhe kthehen të dominojnë ndeshjen me golin e katërt të fiksuar nga Alphonso Davies në minutën e 61′-të.


Martin Hinteregger mësoi vesin e golit, por këtë herë në portën e gabuar. Mbrojtësi austriak ishte i pafat në minutën e 71′-të duke shënuar edhe autogol, që i coi shifrat në 5-2. Bayern e administroi avantazhin pa u lodhur shumë, duke mbajtur distancimin social nga Dortmund me të cilin do ti bëjë llogaritë të martën.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *