• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund kërcënon Bayern: spektakël i Leverkusen

-Instant, F1, Sport, Video



Bundesliga po kompleton javën e dytë të rifillimit e tani renditja po fillon të bëhet interesante. Në javën e 27 të kampionatit gjerman janë fiksuar rezultate të rëndësishme, që mund të kenë një peshë të madhe specifike në verdiktet e fundit të edicionit. Leverkusen fiton në shtëpinë e Borussia Moenchengladbach për 3-1 e ngjitet në vendin e tretë në klasifikim, në pritje të ndeshjes së Leipzig (nesër në Mainz). Fitore e cmuar edhe për Dortmund, që merr tre pikët në shtëpinë e Ëolfsburg, me një 2-0 të fiksuar nga golat e Guerreiro në të 32′ e Hakimi në të 78′. Verdhezinjtë shkojnë kështu për momentin -1 nga Bayern Mynih, që duhet të luajë me Frankfurt, përpara se javën e ardhshme të përlasen direkt në Dortmund.




Pas një sezoni të jetuar me ulje e ngritje, Havertz po merr përdore Leverkusen: pas dygolshit të hënën ndaj Werder, talenti gjerman ka shënuar një tjetër kundër Gladbach. Vendosi pikërisht dygolëshi i Havertz (në të 7′ e 58′ me penallti) e goli i Bender (në të 81′), për të fundosur Borussia Moenchengladbach. I kotë goli i barazimit momental 1-1 shënuar nga Thuram që përpara avantazhit të dytë të miqve ka cuar dëm një top për gol. Fohlen rrezikojnë të dalin nga zona Champions (mjafton një barazim i Leipzig) për herë të parë nga java e gjashtë e kampionatit. Vitin e kaluar ndodhi ekzaktësisht e njëjta gjë, me Gladbach që humbi mundësinë për të marrë pjesën në kompeticionin më të rëndësishëm për klube pikërisht në minutat e fundit të turneut, duke u kaluar nga Leverkusen. Bayer merr kështu fitoren e tretë radhazi, me 11 gola të shënuar në total. Në garën drejt Champions, Aspirinat po i shkaktojnë dhimbje koke kundërshtarëve.


Ndodhi si pritej në Wolfsburg: Ujqit dukej se i trembeshin Dortmund që në fillim e qendruan në pritje, duke u munduar të bënin rezistencë në zonën tyre të penalltisë. Borussia u tregua e matur dhe e kthjellët e nuk e humbi durimin, duke shfrytëzuar rastin e parë të vërtetë për gol: Brandt në të 32′ shërbeu për Hakimi, që u fut në zonë e shërbeu për Hazard. Belgu shkoi në fundore dhe krosoi në qendër ku Guerreiro shënoi avantazhin. Në pjesën e dytë Wolfsburg shkoi në disa raste pranë barazimit (traversë e Steffen), por Dortmund rezistoi e, pasi kaloi momentin më të vështirë, mori lojën në dorë, duke mbyllur ndeshjen në kundërsulm: Sancho e Haaland përfituan nga hapësira për ti dhënë mundësinë Hakimi të shënojë me një diagonale. E në pritje të përplasjes direkte verdhezinjtë mund të vazhdojnë të ëndërrojnë titullin.

Fitore me peshë e Werder që mposhti Freiburg në shtëpinë e tij: përfundoi 1-0 me golin e Bittencourt në të 19′, duke shkuar tashmë -2 nga Dusseldorf i parafundit. Anullohet, në kohë shtesë barazimi i Freiburg. Barazojnë 1-1 Paderborn e Hoffenheim.

GERMANY – BUNDESLIGA
Borussia Mönchengladbach 1 – 3 Bayer Leverkusen
Freiburg 0 – 1 Werder Bremen
SC Paderborn 07 1 – 1 Hoffenheim
Wolfsburg 0 – 2 Borussia Dortmund



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *