• |
ide | kryesore

“Atë ndeshje e patë vetë”: Juve-Inter rrezikon të hetohet si mashtrim sportiv

-Instant, F1, Sport



“Atë ndeshje e patë vetë”. Fjalët e presidentit të Lazios, Claudio Lotito, i referohen sfidës së fundit të Serie A, përara ndalimit për shkak të emergjencës koronavirus, atë mes Juventus e Inter. Numri 1 i bardhekaltërve është prononcuar në një intervistë të kohëve të fundit në ‘Repubblica’, që kanë mjaftuar të nisin një hetim nga ana e Prokurorisë federale. Lajmin e zbulon ‘Il Tempo’, duke shtuar se Lotito është thirrur menjëherë për të dhënë sqarime e për të thelluar dyshimet e tij të mundshme në lidhje me sfidën e 8 marsit në Stadium me dyer të mbyllura.

Cfarë kishte ndërmend Lotito kur tha ato fjalë? Që ndeshja nuk ishte e rregullt? E, në këtë raste, përse? Janë këto me shumë mundësi pyetjet që do të bëjnë hetuesit, që në raste të tilla, me deklarata zyrtare të lëshuara për shtypin nga drejtues e të teseruar, janë të detyruar të hapin një dosje. Aludimi i numrit 1 bardhekaltër, edhe pse i paartikuluar kurrë, mund të jetë ai i një tolerance të zikaltërve, që favorizoi fitoren e Juventus, duke e lejuar të marrë kreun e Serie A +1 nga Lazio. Por cfarë nënkuptonte vërtetë kur tha «Juve-Inter e patë të gjithë» e di vetëm Lotito e do të jetë ai që do tia shpjegojë Prokurorisë.

Nëse Lotito – vazhdon ‘Il Tempo’ – do të japë informacione të tilla sa për të vënë në diskutim rregullsinë e Juventus-Inter, atëherë Prokuroria federale do të hapë një hetim për mashtrim sportiv. Në të kundërt, presidenti i Lazio mund të dënohet për deklarata të papërgjegjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *