• |
ide | kryesore

Aulas shpërthen pas lajmit për nisjen e La Liga: “Jemi vërtetë idiotë”

-Instant, Sport



Jean-Michel Aulas është gjithnjë ndër më kundërshtuesit për ndalimin e parakohshëm të Ligue 1 e, duke parë lajmin për rinisjen e ardhshme të La Liga, nuk ishte e vështirë të parashikoje tërbimin e tij: “Është paradoksale që një vend i goditur më rëndë nga Covid-19 si Spanja ka gjetur përgjigjet për të rinisur kampionatin ndërsa Franca jo. Liderat tanë kanë marrë pjesë në asamblenë e Federatave e kanë dalë me përgjigje të tjera: jemi vërtetë idiotë”.

Presidenti i Lion nuk përdor lojëra fjalësh në intervistën e dhënë për L’Equipe: “Uefa kishte kërkuar durim, e arrin edhe të krijojë një protokoll sanitar që Franca as nuk i hodhi sytë. Ky është një skandal absolut”.

Aulas vazhdon betejën e tij kundër krerëve të Federatës franceze të futbollit e, në fakt, nesër do të prezantojë ankimimin në Këshillin e Shtetit për anullimin e ndalimit të Ligue 1: me klasifikimin e sezonit 2019/20 të ngrirë, Lion – duke parë vendin e shtatë – ka mbetur jashtë kupave të ardhshme europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *