• |
ide | kryesore

Berisha bën thirrje për mosbindje: Dilni jashtë dhe shkoni në plazh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë kundër masave të marra nga qeveria në kuadër të pandemisë. Në një postim të gjatë Ish-kryeministri thotë se qytetarët nuk duhet tu binden me urdhrave te Rames. 

“Të dashur qytetare, duke parë keqtrajtimin, terrorizimin, por edhe poshtërimin që skizofreni sadist, monstra e Surrelit po ju bën, ju bëj thirrje sot o kurrë: Guxoni! Guxoni! Guxoni! Dilni, dilni, dilni! Dilni mos rrini të ndryrë! Respektoni distancën sociale dhe përdorni maska! Hapni çdo aktivitet, lokal, biznes në përputhje me rregullat e distanicimit dhe maskat.


Shkoni drejt detit, ujit, diellit dhe rërës, te cilat si antidod natyral i Covid 19 vetëm u mbrojnë nga virusi. Miq, monstra përdor Covid-19, për t’ju terrorizuar ju për kënaqësitë e tij bestiale të skizofrenit sadist. Edhe njëherë thirrja ime më miqësore: mos dëgjoni skizofrenin sadist, i cili me vuajtjet dhe mundimet që ju krijon, fërkon duart nga gëzimi.

Kjo monstër që për vete mrizon nën hijet e pishave dhe pemëve në Surrel, mbyll me një frazë në Facebook pasi heq tre viza drogë, ju ndrynë ju brenda, mbyll për ju parqet e qyteteve, plazhet e detrave dhe liqeneve të vendit, rrugët dhe sheshet e qyteteve.

Mos kini frikë nga skizofreni sadist sepse ai ka frikë dhe tmerr nga ju për torturat psikologjike që ju shkakton! Mos harroni se skizofreni sadist për t’ju terrorizuar ju tha se mund të kemi 18 mijë viktima. Kurse sot pas 6 muaj të pandemisë së Covid-19 janë 145 vende në bote me vdekshmëri më të ulët se sa Shqipëria!

Për Shqipërinë dhe të gjitha këto vende vdekshmëria nga Covid-19 është thjesht ajo e gripit të zakonshëm. Por këtë monstra nuk ua thotë sepse kërkon t’ju mbajë në terror, të ndryrë në shtëpitë tuaja. Ai tentoi t’ju shtetëzojë edhe Bajramin dhe të mos ju lejoj ju që të falni Atë.

Ai mban te mbyllur kufirin me Kosovën duke dënuar turizmin shqiptar me qindra milionë euro humbje. Ai do që të falimentojnë bizneset tuaja e të vendosë mbi ju pushtetin e tij të drogës dhe krimit. Prandaj thirrja ime është: Guxoni, guxoni, guxoni! Dilni, dilini, dilni!” –shkruan Berisha. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. DOKTOR JU LUTEM KTHEHU NE DREJTIM TE OPOZITES VETEN NJA 3-4 MUEJ DERI SA TE LARGOJE EDI RAMEN DHE ORGANIZATEN DHE JEP DOREHEQJE TE NESERMEN?

    1. Ai per vete shkon e as e rrun trapin fare per Ramen. Po ti kur do e maresh “fleten e kampit” nga e-albania? Mos ik ne plazh kete vit se thone se Covid 19 vjen me dallget e detit:)

      A mortja qe sju ha

  2. Berisha është i gatshëm për luftë fetare veç që të mbrojë pronat e vjedhura.

    “Sheshi Skëndërbe nuk është Meka

    Sali Berisha si Haxhi Qamili, Dum Babën!

    Ja kush është Sali Berisha!

    Është gati të fusë shqiptarët në luftë fetare për të mbrojtur pronat e vjedhura me këto skena dhe mos thoni pastaj pse i nxjerr fjalet e ketij Qeni qe ngadale po i vjen dhe ngordhja,ja ku e keni o shpellkare me thirrje halicinante te nje te cmenduri i sapo dale nga pavjoni serb

  3. “Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Ateizmi është farë e komunizmit e diktaturës. Sigurisht nëse ky sekt do ta njihte e pranonte Zotin, nuk do të ishte kaq mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shpërfillini të pafetë”, shkruante ajo.

  4. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu