• |
ide | kryesore

Bundesliga: Schalke ‘i fal’ vetë fitoren Augsburg: krizë e zëzë në Gelsenkirchen

-Instant, F1, Sport, Video



Vijon momenti i tmerrshëm i Schalke 04, që pasi humbi keq derbin e Ruhr me Borussia Dortmund, humbet 0-3 në shtëpi nga një Augsburg gjithnjë e më pranë shpëtimit. Asnjë rast konkret për gol për vendasit, të dënuar në minutën e 6 nga goditja e dënimit e Lowen. Pastaj shënuan Bazee e Cordova, që në të 76′ e 91′ shfrytëzuan dy gafa difensive të një Schalke 04 që largohet zonës Europës.

Schalke 04 zhgënjen totalisht nga fillimi deri në fund. ‘Minatorët’ e Ruhr u dukën të lodhur në fushë, pa ide e ndoshta mentalisht të dërrmuar nga pokeri i pësuar nga Dortmund në derbi. Veltins Arena u kthye të priste skuadrën e David Wagner për herë të parë nga 7 marsi (një barazim 1-1 kundër Hoffenheim) me shpresën se do të asistonte fitoren e parë nga ajo 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach në 17 janar.

Avantazhi i Lowen vetëm sa i përkeqësoi gjërat për Schalke, që nuk arriti asnjëherë të ushtronte presion mbi një skuadër që përpëlitet për mbijetesë në Bundesligë. Në minutën e 76′ Augsburg dyfishoi rezultatin ndërsa në të 91′ ishte Mercan që ‘fjeti’ mbi top, duke ia dorëzuar Cordova që duhej vetëm të vraponte drejt Schubert e ta driblonte për të kompletuar trisin. Rezultat që mund të vlejë shumë për shpëtimin e Augsburg, por peshon edhe më shumë në fatet e Schalke e të trajnerit të tij Wagner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *