• |
ide | kryesore

Dua Lipa anulon festivalin e saj këtë vit

-Instant, Paparazzi, Slider



Në një postim në Instagram, Dua Lipa njoftoi se për shkak të pandemisë, Sunny Hill 2020 nuk do të organizohet.

“Me keqardhje na duhet t’ju njoftojmë se Suny Hill Festival 2020 nuk do të organizohet këtë gusht për shkak të krizës shëndetësore globale të pashembullt të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e të pranishmëve, stafit, partnerëve, artistëve, miqve dhe të gjithë komunitetit të festivalit janë më të rëndësishëm për ne.” Në vijim, Dua bëri me dije festivali i vitit 2021 do të vijë me risi: Vendodhje e re, skenë më e madhe, zona argëtuese, amfiteatër, kamping buzë liqenit etj.

“Na vjen keq që nuk mundëm të festonim këtë verë, por mezi presim 2021-shin. Deri atëherë, kujdesuni për veten dhe për të tjerët duke zbatuar rregullat e autoriteteve mjekësore.”

Sunny Hill është festival që organizohet nga Dua dhe i ati i saj, Dukagjin Lipa.  Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, që u themelua rreth 3 vite më parë. Ceremonia hapëse e tij u organizua përmes koncertit që Dua mbajti në Prishtinë më 9 gusht ku premtoi se gjithë të ardhurat do të shkonin për bamirësi. Në gusht të vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë. Vjet, në konferencën për shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do të dhurohen 150,000 euro për të ndërtuar Sunny Hill Academy –  një qendër e re e artit dhe inovacionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *