• |
ide | kryesore

Icardi e Cavani, fate të kryqëzuara: aksi i nxehtë merkato Milano-Paris

-Instant, Sport



“Psg insiston për Icardin, Inter për Cavanin”. Nga Franca, e përditshmja L’Equipe konfirmon aksin e nxehtë të merkatos mes Milanos e Parisit. Përballë rrezikut të humbasë golat e talentin e Lautaro Martinez, të cilin Barcellona e kërkon me cdo kusht, për sulmin klubi zikaltër ka vendosur ti besojë urugajanit, në skadencë kontrate. Për të bindur 33 vjecarin Matador, të zgjedhë Milanon e të veshë fanellën e tretë ‘italiane’ pas Palermos e Napolit, në tavolinë është një kontratë tre vjecare. Nyja është cështja e pagesës, aktualisht 12 milionë euro, shumë për parametrat e fiksuar nga Inter.

Për Cavanin është i fortë edhe interesimi i Atletico Madrid, por në orët e fundit ka fituar terren edhe hipoteza Neëcastle me pronarët e rinj sauditë. Sidoqoftë, fati i uruguajanit, që në Paris është bërë sulmuesi më i mirë i historisë së Psg, është ngushtësisht i lidhur me atë të Maurito Icardi. Psg kërkon të ushtrojë të drejtën e blerjes për ish-kapitenin zikaltër, që mbërriti në huazim verën e kaluar, por drejtori sportiv Leonardo shpreson një ulje cmimi në krahasim me 70 milionë euro që është arritur akordi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *