• |
ide | kryesore

Italia drejt mposhtjes së pandemisë, vetëm 50 viktima në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Italia po kthehet në normalitet. Pas javësh të tëra me qindra viktima çdo ditë, shteti fqinj numëron vetëm 50 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sipas asaj që raporton Mbrojtja Civile Italiane, sa i përket infektimeve të reja, gjatë 24 orëve janë regjistruar 531 raste. Ajo që bie në sy është se në Lombardi, një nga zonat më të goditura nuk ka pasur asnjë viktimë në këto 24 orë. 

Me shifrat e sotme, numri total i të infektuarve arrin në 229 585 persona, ndërsa ai i viktimave në 32 785. Italia ka qenë mes shteteve më të goditura nga Koronavirusi, por shifrat e ditëve të fundit japin shpresë se virusi është në largim e sipër. Sot, në disa prej qyteteve italiane kanë nisur edhe plazhin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *