• |
ide | kryesore

Rreh të shoqen para fëmijës: arrestohet për dhunë në familje numri 27 i tenisit botëror

-Instant, Sport



Telashe për Nikoloz Basilashvili, numri 27 në botë, që është arrestuar me akuzën e dhunës brenda familjes kundër ish-gruas Neka Dorokashvili, modele e datëlindjes 1991, me të cilën ka qenë martuar në 2013. Prokuroria gjeorgjiane ka konfirmuar që ndalimi është bërë në 22 maj, ditën pas agresionit të pretenduar. Tenisti është lënë i lirë pasi ka paguar shumën e 30mijë dollarëve, por duhet të dalë para gjykatës brenda fundit të vitit.

“I ka mohuar akuzat, sepse nuk ka kryer asgjë. Nuk ka prova për këtë cështje”, ka thënë avokati i tij për agjensinë Inter Presse Neës. Sipas akuzës dhuna është kryer para të birit. Nëse do të konsiderohet fajtor, ai rrezikon një dënim me 200 deri në 400 orë në shërbim të komunitetit ose një deri në tre vjet burg. Edhe i ati i tenistit është arrestuar sipas medias lokale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *