• |
ide | kryesore

“Sayonara”: mesazhi i fundit i kampiones së Wrestling Hana Kimura, viktimë e cyber-bullizmit

-Instant, Sport



Përsëri zi, rasti i dytë në pak ditë, në botën e Wrestling. Stardom Wrestling, organizata ku bënte pjesë japonezja e re, ka lajmëruar ndarjen nga jeta të Hana Kimura, shumë e famshme në vendin e saj për shkak të pjesëmarrjes në reality show të Netflix, Terrace House, në të cilin gjashtë të panjohur ndanin një apartament në Tokyo, e që në ditët e fundit kishte denoncuar se ishte viktimë e cyber-bullizmit.

Pikërisht për shkak të pjesëmarrjes së saj në reality, 22 vjecarja ka rënë në depresion pasi u bë shënjestër e mesazheve plot urrejtje për shkak të një debati me një tjetër konkurent. Edhe shkaku i vdekjes nuk është bërë i njohur, por hipoteza më e mundshme është ajo e vetëvrasjes. Në profilin e saj në Instagram, tek historitë, të premten pasdite kishte nxjerrë një foto me macen e saj e vetëm një fjalë të shkruar: “Sayonara”, lamtumirë në japonisht.

Disa ditë më parë, u gjet edhe trupi pa jetë i ish-profesionistit të World Wrestling Entertainment, Shad Gaspard. 39 vjecari ishte zhdukur ndërsa notonte me të birin 10 vjecar fundjavën e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *