• |
ide | kryesore

Si gënjen Rama për të mbyllur plazhet: As Italia e Greqia nuk i kanë hapur

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Edi Rama gënjen sërish. Ndërsa lajmëroi pasdite se edhe këtë javë rregullat e orareve dhe fundjavat pa makina do vazhdojnë, kryeministri theksoi se plazhet do të vazhdojnë të jenë të mbyllur.

Rama gënjen duke thënë se asnjë vend në botë nuk i ka hapur plazhet.


“Në 1 qershor do hapen kufijtë, por jo plazhet. Sharjet e atyre që më shajnë nga Dhërmiu. Asnjë vend në Europë nuk i ka hapur plazhet, asnjë vend. Këtë javë mbyllet sistemi i administrimit të plazheve. Greqia do t’i hapë plazhet në korrik, Italia nuk ka vendosur ende. Ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet. Do të jetë një autoritet licencues për të lejuar vendosjen e çadrave.”- u shpreh Edi Rama në një video-mesazh pasditen e sotme në Facebook.

Por, Greqia i ka hapur plazhet një javë më parë, ndërsa në Itali, një nga vendet më të goditura nga virusi, planifikohet hapja këtë javë që vjen, edhe pse plazhet kanë filluar të popullohen që tani.

(Familje në një plazh në Itali) 

Të dy vendet kanë aplikuar masa sigurie për ‘normalen e re’. Në Greqi çadrat duhet të mbajnë largësi 1.5 metra, ndërsa grupet e njerëzve duhet të mbajnë largësi prej 4 metrash. Italia nga ana tjetër përgatitet të hapë plazhet zyrtarisht, ku leja për njerëzit për të dalë në plazh do të merret në një aplikacion. Familjet do të ketë 10 metra katror distancë. Në rajon edhe Mali i Zi dhe Kroacia i kanë hapur plazhet me masa sigurie.

(Plazh Greqi) 

Qytetarë që shkuan këtë fundjavë me diell në jug për të pushuar treguan se policia i bezdisi duke mos i lejuar të qëndrojnë në plazh me argumentin se po ndiqen urdhërat.

“Na çuan, as në det nuk i lanë njerëzit. I thërrisnin. Policia kontrolloi gjithë plazhin. Këtu në Dhërmi arritëm të pushonim të qetë vetëm pas orës 4 pasdite, kur policia u largua” – u shpreh një qytetare për Lapsin.

(Policia të shtunën në mesditë në Dhërmi duke çuar pushuesit. Ata kanë sfiduar edhe rregullin për ndalimin e makinave në fundjavë, edhe atë për daljen nga zona e kuqe në të gjelbërt, edhe rregullin për të mos shkuar në plazh e notuar në det.) 

Edhe pse Shqipëria nuk është goditur rëndë nga Covid 19, masat e marra nga vende më të zhvilluara do të pranoheshin llogjikisht të aplikuara në proporcion edhe në vendin tonë. Por, kur këto vende bëjnë të kundërtën e vendimeve të qeverisë Rama, kur edhe mjekë eskpertë si Pëllumb Pipero bëjnë thirrje që njerëzit të lëjohen të dalin për të marrë rreze, qytetarët refuzojnë ti binden këtyre vendimeve.

Ky refuzim për t’iu bindur urdhërave të Edi Ramës duket qartazi edhe në mbushjen e plazheve nga Durrësi deri në Sarandë me pushues në fundjavë, ku jo vetëm plazhi është i ndaluar, por edhe lëvizja e makinave gjithashtu.

©LAPSI.AL 

29 Comments

  1. “Shqiptarë, lutuni e besoni në Zot. Këtë s’mund t’ua ndalojë më njeri. Popujt e varfër janë të privuar nga feja e besimi në Perëndi. Ateizmi është farë e komunizmit e diktaturës. Sigurisht nëse ky sekt do ta njihte e pranonte Zotin, nuk do të ishte kaq mashtrues, imoral dhe i lig. Lutuni e shpërfillini të pafetë”, shkruante ajo.

  2. KUSH PJERDH PER KETE EDI RAMEN TANI SE ,DUHEN TE HAPEN TE GJITHA NUK JETOHET SI NE BURG,CA KANE TE DREJT CA JO KJO ESHTE DISCRIMINIM KRAHINOR

  3. Plazhet ketu ne Itali gjate gjithe javes ishin plot. Hapja zyrtare cdo vit behet ne 1 Qershor por deri me tani edhe plazhet “private” jane te lira dhe plot me njerez.

  4. ju bëj thirrje sot o kurrë: Guxoni! Guxoni! Guxoni! Dilni, dilni, dilni! Dilni mos rrini të ndryrë! E thote salihu ku jeni shpellkare e cecen dilni nga bodrumet mjaft me komentet idiote qe beni neper portale

  5. Berisha është i gatshëm për luftë fetare veç që të mbrojë pronat e vjedhura.

    “Sheshi Skëndërbe nuk është Meka

    Sali Berisha si Haxhi Qamili, Dum Babën!

    Ja kush është Sali Berisha!

    Është gati të fusë shqiptarët në luftë fetare për të mbrojtur pronat e vjedhura me këto skena

  6. Hajde, hajde po ky Edi Rama publikoi nje video algjeriane e tha se ishte perleshje polici-protestues ne Spanje!
    Tha se e ka paditur gazetarin Tilde te BILD per shpifje (rrena ju provua dhe u detyru te lepije ato qe rrejti)!
    Rama tha se avioni si ai i rene ne Divjake ding me droge ishin per…sperkatje mushkonjash!
    Kur te gjeni ndonje here dicka te vertete qe thote Rama do jete ngjarje e jashtezakonshme e do shenohet ne kalendar.

  7. Nuk ka njeri në botë që të pretendojë se nuk ka gënjyer asnjëherë në jetën e tij.
    Por ka gënjeshtra e gënjeshtra,
    Ka gënjeshtarë e gënjeshtarë.
    Mund të gënjejë edhe një fëmijë 5 vjeç i padjallëzuar për të fshehur “fajin” e tij.
    Por mund të gënjejë edhe një kryeministër 55 vjeçar bojaxhi, që me cinizëm, ate që gjithë njerëzit normalë e shohin me sytë e tyre se ka ngjyrë të zezë, e ai ngul këmbë se është e bardhë.
    Ka servilë me formim skllavi që e shohin mbretin lakuriq, e komentojnë se sa bukur është veshur.
    Por a keni parë ndonjë kryeministër që një ngjarje të filmuar me zë e figurë që kjartazi shihet si një veprim i dhunshëm e kriminal, ta mohojë e ta quajë “shpifje” ?
    Cilin kryeministër europian keni dëgjuar që të ofendojë qytetarët, gazetarët, intelektualët apo cilindo që shfaq mendimin e tij me fjalë rrugaçërore ?
    Cilin kryeministër europian e keni parë të dalë lakuriq në plazhet publike ?
    Keni dëgjuar ndonjë politikan që të deklarojë publikisht se po qe për llafe e gënjeshtra mua nuk ma kalon asnjë njeri ?
    Ciliin politikan europian keni dëgjuar që ndonëse është verifikuar se ka ardhur në pushtet me 15% të votave reale, të deklarojë me cinizëm se mua më ka zgjedhur populli e ky popull që më ka zgjedhur duhet ti bindet vetëm diktatit tim ?
    E si mund të flasë për “demokraci europiane” një kryeministër që të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai, i etiketon me nofka ofenduese, jo SHQUP-i, kazanë plehrash, injorantë, gomerë, shpifarakë e bile kujton se i ofendon edhe duke i quajtur doktorë e profesorë ?
    Cilin kryeministër keni parë që të dalë në parlament për orë të tëra e të luaj karagjozin duke u tundur e shkundur megjithë trupin e tij dymetrosh, duke u tallur me të gjithë, e të mos komunikojë normalisht për të analizuar e mbrojtur qeverisjen e tij ?
    Presin shqiptarët që një kryeministër si Rama, që komandon “komitetin e specialistëve të epidemisë” duke caktuar formalisht si kryetare një mjeke neurologe që ka firmosur si këshilltare bashkie shkatërimin e Teatrit kombëtar, që ti vijnë prej tij zgjidhjet për të dalë nga pasojat e pandemisë.
    Ndërkaq puna më e mirë do të ishte që ti kërkohej ministrisë së shëndetësisë që të ngrinte një komision specialistësh neurollogë e psikollogë që të mereshei me kurimin e shëndetit psiqik të kryeministrit

  8. Kjo eshte e keqja e Shqiperise I ka rene prape nje I cmendur. Italia kishte 164 te vdekur dhe mijra te infektuar dhe ka hapur baret e restorantet deri ora 23 dhe nuk I mbyll te shtune e te djele. Ky e ben per nje arsye te thjeshte por do ti kthehet mbrapsh e gjitha kjo. Do te mbaje popullin ne friken e 32 vetave qe vdiqen kur dyfishin do vdesin nga vetvrasje. Demin ekonomik do ta ndjeni ne muajin tetor. Atehere do plasi papunesia e madhe.

  9. Po cfare eshte kjo lajthitje e radhes? Kush eshte ky Zoti qe na mbyll e na hap sa here i do qejfi. Kush eshte ky njeri qe na heq te drejten themelore kushtetuese lirine, qe do na mbylli prape te dielave pa makina nga tetori ne mars. Kush ja jep kete te drejte?E degjon veten kur flet cmendurira? Cfare logjike perdor kur thote ne 1 qershor vetem hotelet do perdorin plazhin ne te tjeret ne dt. 10. Pse genjen kur thote nuk i ka hap bota plazhet? Ngrihuni o njerez e protestoni per te drejtat tuaja themelore, po jetojme ne diktature, ne cmendurine e radhes.

  10. KY KLLOAN KY I CMEDUR DHE TE BEJ CTE DOJ MBI KETE POPULL DELE CIC E KA THEN VET IDELI GJUMI NE OREN 00.00DHE JEP NJOFTIM QE E SHTUNA DHE E DIELA NJESOJ SI JAVEN E PARE SIKUR NUK KA ISTITUCIONE POR VETEM RAMA EGZIZTON JEPI RAM JAPI PRRALLU SEPSE NE SHQIPERI ASNJE POLITIKAN NUK U TERHOQ ZVARR DHE KETE TI E KE LEXUAR NE HISTORIN 100 VJECARE TE SHQIPERIS ASNJE POLITIKAN .JEPI MOS E CAJ KOKEN FARE SEPSE DELET I NE VATHE.NUK KERCEJN NUK FLASIN NUK LEVIZIN//////////////////////////////////////////////////////////////

  11. Nje pushtet i kapluar nga deshtimi i plote ne ekonomi, tenton te shtyje ditet me karantine por “Nuk kalon koha duke u pshurrur” thote nje fjale e vjeter.

  12. Titull koti. Mund te beni nje artikull per ndonje rast kur thote te verteten, por jo artikull per genjeshtra. Genjeshtrat e Rames nuk perbejne risi. Ka thene kaq shume deri me sot saqe do behej nje roman me shume vellime, ndersa po te publikohen filmimet me genjeshtrat e Rames, do dilte ndonje soap opera e tipit Santa Barbara sepse telenovelat turke jane shume te shkurtra.

  13. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale

  14. Ky qeni plak matuf i Surrelit, duhet izolu ne Elbasan, se eshte bere me keq se qeni i Sharrit, ushqehet mire dhe pastaj vetem leh leh, s di ka harru dhe lehjen e qenve, ka nje te lehur interesante ju qe keni deshir ta degjoni degjojeni por mos na qani k…in ne tjereve, ikni hani mu,,,in e tij ne Surrel sepse per ju eshte sh i mire.

  15. Bravo Edi! kjo eshte e vetmja rruge per te mbrojtur popullsine Varu karet ceceneve dhe shpellarve te Saliut ..Saliu vetem vdekje do dhe rremuje qe te shpetoje paret e vjedhura Nje malok i pabrek sot zoteron zoti e di sa prona ne shqiperi dhe shume llogari bankare me parate e vjedhura nga shqiptaret

  16. Para 30 vjetesh thojshin h,m,m,e,p,sh,aksion,ky hajvoni surrelit pellet o milet mbyllu brenda se osht virusi neper kom

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu