• |
ide | kryesore

VIDEO/ Detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i 25-vjeçarit në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një krim i rëndë ka tronditur Vlorën, ku një i ri ka mbetur i vrarë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”. Në rrethana ende të paqarta është vrarë në rrugë me armë zjarri 25-vjeçari Kristjan Breshanaj.

Ndaj të riut është qëlluar 5 here me armë zjarri. Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritën pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve.

Gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Policia e Vlorës ka nisur të shoqërojë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sipas burimeve nga policia, viktima kishte 3 muaj qe ishte kthyer nga Belgjika.



2 Comments

  1. Vrasin shtazet vrasin monstrat….madje dhe ne diten e fundit te Ramazanit. Allahu te mallkofte o ti qe vret e mer jet. Allahu te mallkofte o me zi se kafsha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *