• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme në Koln: vendasit rikuperojnë dy gola në dy minutat e fundit

-Instant, F1, Sport, Video



Fortuna Dusseldorf ka hedhur poshtë mundësinë më të mirë për ti dhënë vetes shansin e mbijetesës, kur ka parë ti rikuperohen dy gola në dy minutat e fundit të ndeshjes përballë Koln. U duk një fitore e sigurtë për Fortunën, kur vendasit humbën edhe një 11 metërsh me Uth, me rezultatin 0-1 dhe u dënuan me golin e dytë, vetëm dy minuta më pas. Cudia ishte e rezervuar për në fund kur Modeste (88′), e Cordoba (91′) barazuan rezultatin.

Dusseldorf kishte dëshirën dhe ambicjen për tia afruar zonës së shpëtimit, sidomos pas shpartallimit të Mainz. Koln sic duket u ndje shumë i sigurtë në pozita, me vendin e 10 në renditje dhe i la inisiativën miqve, që morën avantazhin katër minuta nga pushimi me Kenan Karaman.

Pasi shpenzuan mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 59, kur Uth gaboi nga pika e bardhë, Koln e lëshoi veten dhe u ndëshkua nga goli i dytë i Erik Thommy në minutën e 61′, që i dha një siguri në rezultat miqve, një siguri që ndoshta i penalizoi duke parë atë që ndodhi në fundin e takimit.

Koln u fut në lojë dy minuta nga fundi kur Modeste shënoi golin e shpresës, duke frikësuar Dusseldorf që parandjenë atë që mund të ndodhte. E në minutën e parë shtesë Cordoba kërcen me kokë duke fiksuar barazimin 2-2. Koln mbetet në vendin e 10 me 34 pikë, ndërsa Dusseldorf me 24 pikë mban vendin e 16, tre pikë larg zonës së shpëtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *