• |
ide | kryesore

Zbulohet ndeshja e polemikave: Liverpool-Atletico i ka marrë jetën 41 tifozëve me Covid-19

-Instant, Sport



Të dhënat e shërbimit shëndetësor britanik (NHS), të analizuara nga Edge Health e publikuar nga Times, flasin qartë. Liverpool-Atletico Madrid e 11 marsit i ka kushtuar jetën, për shkak të koronavirus, 41 spektatorëve anglezë prezentë atë mbrëmje në Anfield Road. Spanja kishte, deri në atë moment, rreth 2.200 raste pozitive, një përqindje 500% më e lartë në krahasim me atë të Anglisë në të njëjtën periudhë kohe.

Ndeshja e polemikave është e destinuar të krijojë akoma diskutime. Prezenca e 3.000 tifozëve spanjollë, kur një ditë më parë Valencia-Atalanta ishte luajtur me dyer të mbyllura e kur virusi kishte shkaktuar mbylljen në shumë shtete, është një nga motivet që kanë transformuar një ndeshje të Champions në një ndeshje me pasoja dramatike. Këtij fakti i shtohet edhe pakujdesia se tifozëve të Atleticos nuk i është matur as temperatura kur mbërritën në Angli.

Është frikësues mendimi se sa të vdekur më shumë ka shtuar kjo ndeshje, duke qenë se llogaria është bërë duke marrë në konsideratë vetëm tifozët anglezë prezentë në Anfield atë mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *